LAJMI I FUNDIT:

“Jemi dy vende të vogla, por me shpirt të jashtëzakonshëm”, Rama në New York, mbështetje për Izraelin

“Jemi dy vende të vogla, por me shpirt të jashtëzakonshëm”, Rama në New York, mbështetje për Izraelin

Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetjen për Izraelin dhe popullin izraelit, gjatë një aktiviteti të organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve.

Në një fjalim të gjatë për të pranishmit, Rama kujtoi krimet e komunizmit, duke u shprehur se shqiptarët e kuptojnë dhimbjen e hebrenjve, që u përballën me spastrim nga regjimi nazist.

“Për ata që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, atje ka një bunker të nëndheshëm në qendër të qytetit. U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave që e ndërtuan. Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit: Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijërave shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koreanoverior në mes të Evropës, disa shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, ‘ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish’.


Po e sjell këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshëm që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu dhe nevojën e pakrahasueshme, ashtu dhe nevojën për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre. Jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm. Madje, u lumturova kur mësova se popullsia në Izrael arriti në 10 milionë banorë, sepse besoj se çdo hebre i porsalindur është një bekim jo vetëm për Izraelin, por për mbarë botën, borxhi i së cilës ndaj hebrenjve nuk mund të fshihet kurrë”, tha ai.

Rama u shpreh i bindur se si Shqipëria, edhe Izraeli, mund të dalin më të fortë nga çdo sprovë, raporton Tch.

“Duke iu kthyer madhështisë së shpirtit të kombeve tona, më duhet të citoj mikun tim të madh, të ndjerin Shimon Peres, që thoshte: Shpirti nuk mund të digjet në furra, por shpirti triumfon ngaherë. Më lini t’ju rrëfej bindjen time të patundur se shpirtrat tanë mund të përballen me sprova, të vogla e të mëdha, kohë pas kohe, me kundërshtitë e historisë sonë të tashme dhe të ardhme, po në fund të gjithçkaje, ata do të triumfojnë ngaherë dhe kombet tona do të dalin më të forta nga çdo sprovë”.

Kryeministri kujtoi si vendi ynë strehoi hebrenjtë, kur shtetet e tjera i dorëzonin te armiku.

“Ndërsa iknin nga vendet e tjera për t’i shpëtuar vdekjes, hebrenjtë fluturonin drejt Shqipërisë për të mbrojtur jetët e tyre nën premtimin tonë të çeliktë të Besa-fjalës së shenjtë të nderit, që i jepet tjetrit ose një familjeje tjetër dhe që mbrohet deri me jetë nga ai besëdhënësi”.

Në fund, organizatorët i dhanë kryeministrit shqiptar Çmimin Global për Udhëheqje CAM.

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Lajme
Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Drejtësi
Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Drejtësi
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Vrasja në Kaçanik, prokuroria jep detaje: Dy persona me kapele dyshohet se e kanë kryer krimin, deri më tani nuk ka të arrestuar

Vrasja në Kaçanik, prokuroria jep detaje: Dy persona me kapele dyshohet se e kanë kryer krimin, deri më tani nuk ka të arrestuar

Lajme
PDK e gatshme të formoi Qeverinë në krye me Bedri Hamzën, nëse LVV nuk arrin shumicën

PDK e gatshme të formoi Qeverinë në krye me Bedri Hamzën, nëse LVV nuk arrin shumicën

Lajme
Kalo në kategori