LAJMI I FUNDIT:

Java e filmit turk në Pejë, nga 15 deri më 19 qershor

Java e filmit turk në Pejë, nga 15 deri më 19 qershor

Kinemaja turke vitet e fundi ka treguar nje sukses të madh, si në numrin e prodhimit të filmave poashtu me rritjen e numrit te spektatorëve dhe me cilësinë artistike dhe teknike në mbarë botën dhe ka bërë një kthesë shumë të madhe duke u shperblyer dhe marrë pjesë në festivalet të ndryshme ndërkombëtare.

Qendra Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ për here të tretë me rradhë organizon javën e filmit turk në qytetin e Pejës.

Gjatë kësaj jave për pesë netë me rradhë nga ora 19:00 në Kino-Teatrin ‘’Jusuf Gërvalla’’ do të mund të shihni këta filma:

1. Çanakkale – Fundi i Rrugës (Yolun Sonu) është filmi i dy regjisorëve më të njohur të kinematografis turke Serdat Akar dhe Kemal Uzun. Filmi shtjellon historinë dramatike të heronjëve pa emër të Luftës së Çanakalas. Në rolin kryesor luan aktori i njohur tani më për publikun kosovar Memati- Gürkan Uygun.


2.Mjalt (Bal) – Në vitin 2010 në festivalin e Berlinit filmi i regjisorit Semih Kaplanoğlu fitoi çmimin Ariu i Artë. Film tregon për historinë e një djaloshi.

3.Kutia e Pandorës (Pandora’nın Kutusu) tregon për historin e tre vëllezërve të moshës së mesme të cilët jetojnë në të njëjtin qytet të bllokuar me problemet e standardeve të jetës e që janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Në festivalin e San Sebastian fiilmi kishte fituar çmimin e aktorës me të mirë aktorja në rolin kryesor Tsilla Chelton.

4.Dëshprimi jonë i madh (Bizim Büyük Çaresizliğimiz) – Filmi i regjisorit Seyif Teoman tregon për historinë e dy miqve të ngushtë nga shkolla e mesme e të cilët pas shumë viteve së bashku i kthehen ëndërave të fëmijërisë.

5.Vjeshta (Sonbahar) – Filmi me skenar dhe regji të Ozcan Alper është fitues i çmimeve në shumë festivale të njohura, si: Në fetivalin e 15 të Altın Koza mori çmimin e filmit më të mire ndërsa në International Eurasia Film Festival çmimin e jurisë Netpac.

Filmat do të shfaqen me titra në gjuhën shqipe dhe hyrja do të jetë pa pagesë.