LAJMI I FUNDIT:

Jashari tregon pse u largua nga Drenica

Jashari tregon pse u largua nga Drenica

Afrim Jashari ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Drenicës. Disfata e djeshme e kuqezinjve të Skenderajt nga Feronikeli, ka qenë shkak që tekniku drenicas ta mbyll “aventurën” e tij në krye të bankinës së skuadrës nga “Bajram Aliu”.

Jashari, në periudhën sa ai e drejtoi Drenicën ka arritur rezultatet jashtëzakonisht të mira, madje ai e ka drejtuar ekipin drenicas në 13 ndeshje pa humbje, statistike kjo që akoma nuk e ka arritur ndonjë trajner që më parë ka drejtuar këtë skuadër me nam në futbollin tonë.

Jashari të dielën në një bisede për KosovaPress, ka bërë të ditur shkaqet e largimit të tij nga kreu i Shtabit Teknik të Drenicës.

Ai thotë se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij ka qenë disfata ndaj Feronikelit dhe sipas tij, ai është një trajner me mentalitet fituesi dhe për një trajner me mentalitet fituesi, humbja kundër Feronielit është e papranueshme.


“Jam larguar nga Drenica për shkak së e kam mentalitetin e trajnerit fitues. Humbja e djeshme kundër Feronikelit ka qenë shkak i dorëheqjes sime, sepse unë mendoj se kjo ndeshje nuk është dashur të humbet, ka thënë Jashari.
Ne kemi punuar shumë dhe duke mos e nënçmuar kundërshtarin, mendoj se kjo ndeshje nuk është dashur të humbet. Një humbje të tillë për një trajner me mentaliteti fituesi është e papranueshme pa dashur ta nënçmojë ekipin kundërshtar dhe punën që është bërë në atë skuadër”, ka theksuar Jashari.

Tekniku drenicas thotë se gjatë kohës së ka qenë në krye të bankinës së Drenicës, e ka pasur vazhdimisht përkrahjen e drejtuesve të klubit dhe lojtarëve.

“E kam pasur mbështetjen e gjithë klubit, madje pasi kam dhënë dorëheqje ata me kanë pritur katër-pesë orë se mos po e ndryshojë mendimin. Gjatë kohës sime në krye të Drenicës nuk ka munguar asnjëherë përkrahja e kryesisë së klubit dhe lojtarëve”, tha Jashari.

Ai nuk ka dashur të flas rreth punës së tij personale që ka bërë tek drenicasit. Jashari mendon se për punën dhe rezultatet që janë bërë në periudhën e tij, duhet ta vlerësojnë të tjerët (ekspertët e futbollit).

“Punën tim që kam bërë në krye të Drenicës le ta vlerësojnë të tjerët. Ekspertët e futbollit janë ata që mund ta vlerësojnë punën tim”, ka përfunduar Jashari.

Ai i uron sukses Drenicës në sfidat e ardhshme. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori