LAJMI I FUNDIT:

Jashari tregon pse qytetarët protestuan kundër vizitës së Vuçiqit në Banjë

Jashari tregon pse qytetarët protestuan kundër vizitës së Vuçiqit në Banjë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bajë, ku jeton komuniteti serb, për shkak se e kanë konsideruar fyerje këtë vizitë, para një kërkim faljeje për atë që ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në komunën e Skenderajt, pas protestës të së dielës kundër vizitës së presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, në Banjë, si dhe sigurinë e përgjithshme në këtë komunë.

Kryetari Jashari ka thënë se pavarësisht protestës, qytetarët dhe pjesëmarrësit kanë treguar pjekuri dhe qytetari të lartë, pasi e gjithë protesta ka përfunduar në mënyrë të qetë.


Sipas kreut të Komunës së Skenderajt, ka pas një mungesë të bashkëpunimit dhe koordinimit nga ana e nivelit qendror, i cili nuk e ka njoftuar më kohë kryetarin Jashari për vizitën në fjalë.

Megjithatë, kryetari i Skenderajt ka siguruar komandantin e KFOR-it se protesta e së dielës ka qenë kundër vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj, komunë kjo që ka vuajtur më së shumti gjatë luftës, dhe në asnjë mënyrë kundër serbëve lokalë, pasi ata janë edhe të përfaqësuar në mekanizma dhe organe lokale.

Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku ka thënë se meritat për protestë të qetë dhe që e gjitha kaloi pa ndonjë problem, i ka kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, me stafin e tij, që kanë kontribuar në ruajtje të qetësisë publike.

Edhe komandanti i KFOR-it e ka vlerësuar të qetë protestën e së dielës, dhe pa ndonjë problem.

Gjatë vizitës është diskutuar edhe aspekti i sigurisë në komunën e Skenderajt, ku kryetari Jashari ka thënë se, bazuar në raportet zyrtare të organeve që merren me çështje të sigurisë, komuna e Skenderajt vazhdon të mbetet e qetë, madje edhe në vendbanimet ku jeton komuniteti serb.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci është shprehur i interesuar edhe për aspektin e zhvillimit ekonomik të komunës së Skenderajt, ndërsa kryetari Jashari ia ka bërë të qartë synimet dhe planet në funksion të zhvillimit ekonomik, duke përmend Parkun e Biznesit, projektin e Pendës në Kuqicë, realizimi i të cilit do të siguronte furnizim me ujë të pijes dhe për ujitje për 200 mijë banorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori