LAJMI I FUNDIT:

Jashari në mbështetje të viktimave të kancerit të gjirit

Jashari në mbështetje të viktimave të kancerit të gjirit

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Kuvendit Komunal, sot në Sheshin e qytetit, “Adem Jashari”, është mbajtur manifestimi njëditor kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së popullatës për sëmundjen në fjalë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt,Jashari në fjalimin e tij para qindra pjesëmarrësve, ka thënë se, për fat të keq, bie shpesh të dëgjojmë raste të reja me sëmundjen e kancerit, e cila i prek pa dallim të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe të dyja gjinitë.


“Sa herë zgjohemi në mëngjes dhe përgatitemi për të zbatuar planin tonë ditor, shumë gra, qofshin me moshë mesatare apo edhe femra të reja, e fillojnë ditën duke luftuar me sëmundjen e kancerit të gjirit”, është shprehur kryetari Jashari, duke theksuar tutje se vetmja gjë mbi dallimet të politikës ditore, është lufta kundër kancerit, dhe kështu të bashkuar, pa dallim, do të jemi përball sëmundjes që nuk njeh kategori njerëzish, nuk njeh moshë, nuk njeh asgjë.

“Megjithatë, ne sot njohim shumë gra që me vullnet të mirë, me bindje të fortë dhe të palëkundur në betejën e tyre, ia kanë dal mban dhe e kanë mposhtur këtë sëmundje. Ne duhet të gjejmë forcë dhe të shpenzojmë çdo gram nga energjia jonë për të mundur këtë gjë të keq”, është shprehur Jashari.

Në fund të fjalimeve, pjesëmarrësit kanë realizuar edhe ecjen përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, në shenjë mbështetje për të gjitha viktimat me sëmundjen e kancerit të gjirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori