Janevska: Shkenca është një fushë të cilës Qeveria e re po i përkushtohet seriozisht

Sot shënohet Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim. Përgëzoj të gjithë shkencëtarët dhe studiuesit, të cilët me arritjet dhe sukseset e tyre personale mundohen të ndihmojnë zhvillimin e vendit. Shkenca është një fushë të cilës Qeveria e re po i përkushtohet seriozisht. Për ne është e qartë se nuk ka alternativë tjetër për prosperitet kombëtar, përveç investimit në diturinë e qytetarëve dhe në shkencë, ka shkruar në Fejsbuk ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Buxheti për veprimtarinë kërkimore-shkencore për vitin e ardhshëm, siç theksoi Janevska, do të jetë gati dyfish më i madh se ai i këtij viti, dhe synohet që në katër vitet e ardhshme të jetë së paku 1 për qind e bruto prodhimit vendor, ndryshe nga 0.3 për qind aktuale.
“Ne do të përpiqemi të krijojmë kushte më të mira për shkencën dhe kërkimin. Do të mbështesim projekte kërkimore-shkencore me interes publik dhe aktivitet më të madh të laboratorëve brenda institucioneve publike shkencore dhe të arsimit të lartë. Ne do të ofrojmë burime të reja të literaturës shkencore. Financimi i punimeve shkencore të botuara. Organizimi i konferencave shkencore vendase dhe pjesëmarrja në evente ndërkombëtare. Vazhdon ndarja e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në vend, por edhe jashtë vendit, në 100 universitetet më të mira botërore, për të tërhequr më shumë të rinj me potencial për hulumtim dhe inovacion”, thekson Janevska.
Sipas saj, i rëndësishëm do të jetë miratimi i Ligjit të ri për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, i cili do të zhvillohet së bashku me palët e interesuara dhe komunitetin profesional.
“Sinqerisht pres mbështetje nga komuniteti i biznesit, por edhe nga të gjithë aktorët e tjerë që e shohin shkencën si një shtyllë të rëndësishme të shoqërisë dhe që mund të ndihmojnë në çdo mënyrë për ta forcuar atë. Vetëm me unitetin e synimeve mund të arrijmë qëllimet dhe të ecim përpara. Gëzuar 10 Nëntorin – Ditën Botërore të Shkencës”, ka shkruar Janevska në Fejsbuk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës