LAJMI I FUNDIT:

A janë shtetet e Ballkanit Perëndimor të gatshëm për Treg të Përbashkët?

A janë shtetet e Ballkanit Perëndimor të gatshëm për Treg të Përbashkët?

Bashkimi Evropian harxhoi gati se dy vite për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor që të mund të fillojë me realizimin e idesë për një lidhje të fuqishme ekonomike ndërmjet shteteve të rajonit dhe si rezultat krijimin e tregut të përbashkët rajonal dhe momentin e ambientit të ndryshuar në rajon e vërteton thënia e vetë komisarit evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ku tha se deri më tani as që ka qenë e mundur të bisedohet për ekonominë në këtë rajon.

“Kam qenë shumë i ashpër ndaj shteteve në kërkesat e mia gjatë kësaj periudhe, dhe tani në vitin 2017 arritëm për herë të parë të kemi pika me të vërtetë vendimtare. Pas çasteve të projekteve kundërthënëse në disa vende, tani jemi në përshpejtim. Tani me të vërtetë ndërtohen autostrada, linja hekurudhore dhe hapi i rradhës është ekonomia digjitale”, u shpreh Hahn pas takimit në Durrës.

Por, çështja qëndron në atë se sa janë të gatshme gjashtë shtetet ballkanike,Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi për t’i larguar të gjitha barierat doganore dhe burokratike dhe të krijojnë treg të përbashkët, ku secili do të ketë të drejta të barabarta në konkurrencë. Afaristët e rajonit duket se nuk janë aq të bindur nga mesazhet që japin udhëheqësit rajonal, si në rastin e fundit të takimit të tyre në Samitin joformal të Durrësit ku në realitet afaristët kanë parë më shumë korrektësi politike se sa realitet ekonomik.


Autoritetet e Bashkimit Evropian janë të përkushtuar për zbatimin e këtij plani ekonomik për Ballkanin Perëndimor dhe sigurojnë se kjo nuk jepet si alternativë për anëtarësimin në BE. Ai është plan i përpunuar mirë dhe në të ka mbi 100 masa që duhet të zbatohen, por nuk ka afate të vendosura fikse.

“Kjo nuk është thejsht ndonjë ide nga ne, burokratët e Brukselit, por është në interes të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë shkak kryeministrat duhet të kujdesen për zbatimin e masava të këtij plani”, tha Hahn.

Sidoqoftë, mbeten shumë paqartësi që duhet të kuptohen, si për shembull, pse insistohet për Bashkim Doganor të Ballkanit Perëndimor kur të gjitha shtetet veçmë janë anëtare të CEFTA-s. Pastaj këtu janë çështjet që ka Bosnja dhe Hercegovina në sferën e transportit, por mbeten edhe paqartësitë politike si në marrëdhëniet Kosovë – Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori