LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga priti ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Edmond Mulet

Jahjaga priti ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Edmond Mulet

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse, Edmond Mulet.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Mulet me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen këtë të diel.

Ajo theksoi se të gjithë qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit legjitim.

Presidentja Jahjaga tha se për 15 vjet, Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe në partneritet me komunitetin ndërkombëtarë ka ndërtuar një shtet gjithëpërfshirës.


Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe tha se institucionet e Kosovës do të kontribuojnë që në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare të përmbyllin me sukses misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Edmond Mulet, vlerësoi përparimet e arritura në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e institucioneve ndërkombëtare për avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Ai tha se dialogu dhe përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian, mbesin shtyllat qendrore të angazhimit të OKB-së në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori