LAJMI I FUNDIT:

Jadrankakosor.com shitet për 274 euro

Jadrankakosor.com shitet për 274 euro

Në Kroaci është shitur domeni i kryeministres së këtij vendi Jadranka Kosor, jadrankakosor.com. Pronari i këtij domeni e ka shitur atë sepse kishte nevojë për para, për ta regjistruar veturën e tij.

Ai ka thënë se fillimisht nuk kishte dashur të shiste këtë domen “për shkak të peshës së tij historike”, mirëpo me vonë kishte ndërruar mendje për shkaqe financiare dhe kishte vendosur ta shiste atë.

Domeni jadrankakosor.com është shitur për rreth 274 euro – ndërsa nuk bëhet e ditur se kush është blerësi i këtij domeni. /Telegrafi/