LAJMI I FUNDIT:

BE-ja vazhdon donaci­onet dhe mbështetjen për shëndetësinë, dhuron shtretër e autoambulanca

BE-ja vazhdon donaci­onet dhe mbështetjen për shëndetësinë, dhuron shtretër e autoambulanca

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar sot kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurove.
Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

“Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të dona­cionit morën pjesë Armend Zemaj, Minist­ër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë­s, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins­titucionet e tjera relevante. Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falenderoi BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.


Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambula­nca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë. Sipas tij, ky donac­ion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme. Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori