Ja që medieve të lira po iu ngushtohet laku
Si të dilet nga rrethi vicioz i ngushtimit të hapësirës për funksionim të medias së lirë, i cili po nënvizohet edhe nga raportet ndërkombëtare?
KOSOVA VAZHDON TË përballet me sfida të konsiderueshme në fushën e lirisë së shprehjes, përfshirë këtu edhe ndikimin politik. Për fat të keq, kjo është përshtypja e përgjithshme e përshkruar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Ndonëse aty nënvizohet se liria e shprehjes ka shënuar një përparim të kufizuar, kryesisht për shkak kalimit të disa ligjeve, situata e përgjithshme lë për t’u dëshiruar. Dhe ky nuk është fare ndonjë përparim krahasuar edhe me raportin e njëjtë të vitit të kaluar, por edhe me raportet e tjera ndërkombëtare që merren me media dhe lirinë e shprehjes në përgjithësi. Për më tepër, është një degradim, pasi që Kosova në ndërkohë ka bërë edhe hapa prapa në këtë drejtim.
Çka ka ndodhur ndërmjet të dy Raporteve të Progresit?
KA PASUR NJË palë zgjedhje që kanë çuar në një përbërje të re të legjislativit dhe një qeverie të re. Teksa qeveria në letër dhe me emra të përveçëm duket më e mirë se ato para saj, ajo është sigurisht më e mbyllura ndaj medieve dhe opinionit publik në këto dhjetë vitet e fundit. Edhe pas tetë muajsh votimi, Qeveria nuk ia ka dalë që të emërojë një zëdhënës që do të merrej me kërkesat e medieve dhe të interesuarve të tjerë. Në këtë konstelacion, jemi zënë në një situatë absurdi kur gazetarët mund të drejtohen me interesimin e tyre vetëm tek titullarët e resorëve qeveritarë, të cilët – me apo pa arsye – shpesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve që iu shtrohen.
Së këndejmi, vetëm një nga shembujt e mjaftë: kanë kaluar edhe shumë e shumë muaj prejse gazetarët nuk ia kanë dalë të mësojnë asgjë qenësore lidhur me kontratën më të madhe që është lidhur ndonjëherë më paratë e buxhetit të vendit – atë për autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Pavarësisht se refreni qeveritar ka qenë gjithnjë i njëjtë dhe i pakapshëm në të njëjtën kohë, se kontrata është e hapur për të gjithë, ndonëse askush “nga jashtë” nuk ka pasur qasje në te.
Ndërsa, sa i përket Kuvendit, pa e zgjatur mund të thuhet se ashtu siç ka devalvuar struktura e përfaqësuesve të votës qytetare – me respekt për përjashtimet – ashtu ka devalvuar edhe qasja e të njëjtëve ndaj medias dhe gazetarëve. Tashmë ka filluar të duket e zakonshme që një deputet të shfrytëzojë hollin e Kuvendit për t’i sharrë gazetarët dhe “t’ua tërheqë vërejtjen” për raportimet e tyre, ose të marrë lirinë që të thërrasë në telefona personalë drejtues mediesh për t’i kërcënuar për “përmendjen e emrave të tyre në lajme pa autorizim” (sic!).
Po ashtu, tash nuk mund të thuhet më se nuk ka në Kosovë gazetarë të akuzuar për atë që kanë shkruar ose raportuar. Prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë kundër pesë gazetarëve dhe anëtarëve të një gazete të përditshme, si dhe kryetarit të një komune, për shkak të kërcënimeve dhe shpifjeve ndaj një gazetareje. Mirëpo, siç ngjan shpesh në Kosovë, edhe në këtë rast ndodh një fenomen i çuditshëm. Gazetarët akuzohen për shkak të kërcënimeve në drejtim të një kolegu të tyre, të rreshtuar përkrah një politikani me pushtet! Edhe kjo nuk ka shpëtuar pa u përmendur në Raportin e Progresit, duke thënë se gazetarët po vazhdojnë të përballen me presion politik dhe frikësim, “i cili kërcënon gazetarinë hulumtuese ende të brishtë”.
NË ANËN TJETËR, një gjë që ka ndodhur së fundi nuk është përmendur në Raportin e Progresit, por mund të bëhet së shpejti pjesë e raporteve të tjera që kanë të bëjnë me lirinë dhe hapësirën e medias për funksionim të pavarur, në qoftë se nuk ndërmerren hapa të shpejtë korrektues.
Me ndryshimet në Ligjin për Prokurimin Publik, i cili ka hyrë në fuqi në javën e parë të këtij muaji, tashmë njoftimet që lidheshin me aktivitetet e prokurimit nuk do të shpallen më në gazeta. Në dukje të parë, ky do të duhej të ishte një lajm i mirë për gazetat e pavarura, pasi që së fundi kemi qenë dëshmitarë të hapjes së gazetave të reja me synimin e vetëm mbledhjen e parave nga shpalljet qeveritare të lidhura me prokurimin. Siç është dëshmuar tashmë statistikisht edhe me anë të raporteve të veçanta të organizatave joqeveritare që kanë kryer hulumtime, shpërndarja e shpalljeve të këtilla ishte bërë në mënyrë disproporcionale, duke mos u përfillur gjithnjë gazetat me tirazhin më të madh, dhe shpesh duke përfunduar në gazetat e udhëhequra nga deputetë, ose anëtarë të partive në pushtet.
Për shembull, KIPRED kishte bërë një hulumtim njëmujor në verën e vitit 2009, dhe kishte gjetur se nga 2.457 reklama në të përditshmet, ato ishin shpërndarë në këtë përqindje: në “Infopress” 28 për qind, në “Kosova Sot” 19,5 për qind, në “Epoka e Re” 15,06 për qind, në “Zëri” 10,18 për qind, në “Koha Ditore” 9,08 për qind, në “Express” 8.1 për qind, në “Lajm” 5,33 për qind dhe në “Bota Sot” 4,75 për qind.
Me ndryshimet e filluara, do të mund të krijohej një realitet që një pjesë e konsiderueshme e të përditshmeve që kanë pasur tirazh të vogël, kurse përqindje të lartë të reklamave vetëm nga burimet qeveritare, natyrshëm do të mund të bankrotonin sipas ligjeve të konkurrencës së tregut të lirë. Por, kjo në të njëjtën kohë do të mund të hapë derën për një aktivitet tjetër të paligjshëm dhe njëkohësisht të dëmshëm për media, siç është shpëlarja e parave nga aktivitete të dyshimta të lidhura me organet e pushtetit. Mbetet të shihet.
Mirëpo, ajo që do t’i shtonte një shtresë serioziteti vendimit për ndryshimet në Ligjin e Prokurimit Publik – në qoftë se ato vërtetë kanë qenë të fokusuara drejt ambientit më të favorshëm për konkurrencë fer të medieve – do të ishte përmbushja e premtimit të kryeministrit Thaçi për heqjen e Tatimit në Vlerën e Shtuar për media. Një hap i tillë është dëshmuar si një imperativ i rëndësishëm në vendet e rajonit ku është implementuar, dhe do të shënonte një lehtësim edhe në mjedisin e medieve në Kosovë.
Aq më tepër, në qoftë se TVSH-ja do të hiqej së shpejti, kjo do të mund të ndikonte sadopak në përmirësimin e imazhit të Kosovës në raport me lirinë e medias, duke pasur parasysh se gjatë këtij muaji pritet edhe Raporti i ri i Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias në botë.
NË DY VITET e kaluara Kosova ka shënuar rënie konstante për nga 17 vende saktësisht, duke u indeksuar së fundi edhe prapa shumë shteteve afrikane, që kanë dalë nga luftërat qytetare, si Sierra Leone e Liberia. Ose edhe shumë vende që cilësohen gjithandej si diktatoriale, ose gjysmë-diktatoriale, si Nikaragua, Zambia, Guatemala, Kenia, Benini, Butani e shumë të tjera nga të gjithë meridianet. Nga rajoni, vjet na mbeti të mburremi se jemi vetëm përpara Malit të Zi, kurse prapa shtetit vëlla Shqipërisë, prapa Serbisë, e edhe shtetit më të prapambetur evropian – Moldavisë.
Ku do të radhitemi sivjet?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti