LAJMI I FUNDIT:

A do t’ia heq administrata Trump “non gratën”, përgjigjet Sali Berisha

A do t’ia heq administrata Trump “non gratën”, përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse kjo fitore mund të çojë në heqjen e sanksionit “non grata” të vendosur ndaj tij nga SHBA, Berisha theksoi se shpreson për një Amerikë që vlerëson parimet dhe jo një vend që mbështet, sipas tij, “narko-shtetin” e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve dhe të Edi Ramës që mbështet narko-shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri, sekretari i Shtetit u tha shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer, ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Kjo ishte një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë,” deklaroi Berisha.


Në intervistën e tij në Euronews Albania me analistin Arion Sulo, Berisha u pyet nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij.

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike, ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte një grusht shteti brenda shtetit në një vend partner,” përfundoi Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori