Protestat shqiptare kanë shumë më tepër gjëra për të protestuar, se për atë që proteston sektori civil. Kjo do të jetë protestë për të dalur në sipërfaqe problemet reale të shqiptarëve, tha numri një i LR-PDSH-së Ziadin Sela.
Sela thotë se ftesa është e hapur për të gjithë. “Nuk e organizojmë vetëm ne. I kam komunikuar partitë opozitare që të dalim me komunikatë të përbashkët, ndoshta në vazhdim do të përkrahet edhe nga subjektet tjera opozitare; Lëvizja Besa, Uniteti …”, theksoi Sela.
Ai mendon se në Maqedoni, përveç se mungesës së sundimit të së drejtës, korrupsionit, problemet ne esencë janë etnike.
“Ne nuk kemi parë që të protestojnë etnitë tjera edhe pse burgjet janë përplot me shqiptarë, me procese të montuara. Ne nuk pamë protesta nga sektori civil në momentin që nga përgjimet u pa se janë të pafajshëm ata që u dënuan për rastin “Sopoti-n”, kur në pushtet ishte LSDM dhe BDI. Prandaj shqiptarët duhet të protestojnë kundër sistemit fillimisht, dhe jo për të ndryshuar një kryeministër me kryeministër tjetër”, deklaroi Sela.
“Protestës mund t’i bashkëngjiten edhe ata që protestojnë nga ora 18, nëse mendojnë që përfundimisht duhet të protestuar si etni të barabarta dhe jo vetëm si qytetarë të barabartë, për ta ndërtuar një shtet tërësisht të barabartë. Dhe, nuk mundet më një popull që është mbi 30% të trajtohet si minoritet. Protesta ka qëllim të tregojmë se ne kemi hisen tone këtu dhe nuk do të heqim dorë nga zgjidhja e problemit të shqiptarëve”, porositë Sela.
Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe BDI nga vitit 2008 organizojnë zgjedhje të parakohshme për të djegur vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.
“Nuk do të lejojmë që dikush nëpërmjet manipulimit të djeg vullnetin për ndryshim që e kanë shqiptarët”, përfundon Sela për Portalb.
LR-PDSH dhe Organizata e Veteranëve të Luftës kanë paralajmëruar protesta për të premten ora 14. Protesta do të nisë nga Bit Pazari dhe do të përfundojë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova