LAJMI I FUNDIT:

Ja arsyet e dorëheqjes së figurave kryesore të Aleancës Kosovare të Biznesit

Ja arsyet e dorëheqjes së figurave kryesore të Aleancës Kosovare të Biznesit

Dyshimet për keqpërdorime të vazhdueshme nga kryetari i AKB-së dhe stafi i tij i ngushtë, kanë bërë që pesë nga figurat e rëndësishme të kësaj shoqate biznesesh, të deklarohen publikisht për dorëheqje, edhe pse mandatin e tyre nuk e përfunduan as për një vit.

Dorëheqja e dy nënkryetarëve, dy drejtorëve të bordit dhe koordinatorit regjional, ka pasuar me një letër dërguar institucioneve kryesore të vendit, me thirrjen për të bojkotuar punën dhe aktivitetin e dyshimtë dhe vetanake të kryetarit të AKB-së dhe institucionit të cilin ai e udhëheq i vetëm, edhe pse statusi i organizatës nuk ia jep atë të drejtë.

Në letrën e nënshkruar nga Burim Piraj, nënkryetar, Skënder Krasniqi, nënkryetar, drejtorët Arsim Selmanmusaj dhe Hyseni Zogaj, si dhe koordinatori i zyrës regjionale Diamont Elshani, numërohen arsyet e dorëheqjes dhe thirrjes që i bëhet Prokurorisë së shtetit për të hetuar aktivitetin e AKB-së.


KosovaPress sjell të plotë këtë letër, me qëllim të informimit më të mirë të opinionit publik.

Presidentit të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga,

Presidentit në ardhje, z. Hashim Thaçi,

Kryetarit te Kuvendit, z. Kadri Veseli,

Kryeministrit, z. Isa Mustafa,

Qeverisë së Republikës së Kosovës (të gjitha ministrive),

Komunitetit te Biznesit,

Ambasadave të akredituara në Republikën e Kosovës,

Partive politike,

Mediave

Shumë të respektuar,

President, Kryeministër, ministra, komunitet i biznesit,kryetar të partive politike, ambasadorë dhe media,

Duke e parë gjendjen në të cilën është Aleanca Kosovare e Bizneseve (shkurt AKB), të poshtënëshkruarit, nënkryetar dhe drejtor të bordit të AKB-së, koordinator, të zgjedhur në Kuvendin e rregullt të AKB-së, me 15 prill 2015, kërkojmë nga Ju që:

• 1.Të ndërpritet komunikimi me AKB-në .

• 2.Të largohen përfaqësuesit e AKB-së nga institucionet e Kosovës.

• 3.Ftohet Prokoruria që të hetohet AKB-ja.

• 4.Ftojmë komunitetin e biznesit, institucionet vendore dhe të huaja që mos të financojnë AKB-në.

• 5.Ftojmë mediat që të ndërpresin pasqyrimin e AKB-së.

Arsye e këtyre kërkesave është se edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të bordit të drejtorëve që:

• 1.Çdo veprim i AKB-së të kalojë përmes bordit të drejtorëve të AKB-së (bordi përbehet nga 11 drejtorë, 4 nënkryetar dhe Kryetari (lexo statutin e bashkangjitur))

• 2.Të behët raportimi i rregullt financiar, raportimi financiar për vitin e kaluar dhe propozimi i planifikimit për ketë vit.

• 3.Të dorëzohet lista e punëtorëve dhe pagat e tyre (në bazë të asaj që ne e kemi parë AKB i ka 3 të punësuar në qendër dhe dy regjione (afërsisht).

• 4.Të ndërpriten ftesat për aktivitetet e AKB-së për bordin dhe se paraprakisht bordi të merr vend ime për këto aktivitete me rëndësi (shembull: bordi është njoftuar se AKB do të organizojë Javët e Biznesit nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetje të ministrive. Javët e Biznesit sipas draftit të propozuar në shumicën e tyre ka dështuar dhe disa ministri përkundër kësaj e kanë financuar .

• 5. Bordi është njoftuar përmes TV-së për darkën e bereqetit dhe ne kemi qenë të ftuar.

• 6.Të dorëzohen numri i anëtarëve të AKB-së me specifikat e tyre në mënyrë që të shohim gjendjen e anëtarëve të AKB-së.

• 7.Statuti i dorëzuar në bord nuk është dërguar në ministrin e Administratës Publike për tu bërë ndryshimi sipas ligjit. Në pyetjen tonë në Ministri, ata janë përgjigjur se AKB që nga themelimi në 2002 asnjëherë nuk e ka ndryshuar statutin. Me këtë, ky statut i bie të jetë i paligjshëm.

• 8.AKB nuk ka pas strategji te punës dhe edhe përkundër takimit të mbajtur ne janar të këtij viti dhe kërkesave tona që të thirret kuvendi e të miratohet Strategjia, kjo nuk po behët.

• 9.Zyra e AKB-së ne Kuvend nuk ka qenë asnjëherë funskionale.

• 10.Nuk është respektuar vendimi i bordit i datës 4 shkurt që deri me 29 shkurt të dorëzohet bilanci i 2015-ës dhe planifikimi për 2016-ën.

• 11.Nga 16 anëtarë të bordit , vetëm një ka qasje dhe vendos për buxhetin e AKB-së dhe benë politikat e AKB-së pa anëtarët tjerë të bordit.

• 12.Ditëve të fundit u njoftuam për ndërrimin e zyrës. Bordi nuk ka asnjë njohuri dhe ekziston dyshimi për rrezikun e humbjes së dokumentacionit.

• 13.Në panairin në ANTALIA të Turqisë (11-15 shkurt), AKB i ka marrë anëtarëve së paku nga 40 euro më shumë se kosto e pjesëmarrjes në panair, pa i njoftuar pjesëmarrësit.

Gjithashtu arsye tjera është se edhe pas marrjes së këtij statuti që na është dhënë në fund të vitit të kaluar (kërkesa ka qenë, në çdo mbledhje të bordit, që nga mbledhja e parë, duke e marrë parasysh se mbi 70% e anëtarëve të kuvendit janë për herë të parë në AKB dhe mbi 70% të bordit janë të ri në AKB), kemi arrit në përfundim se AKB nuk është duke funksionuar sipas statutit që i është dhënë bordit.

Po i numërojmë disa pika:

• 1.Në pikën për të drejtat e Kuvendit, pika 5.5 thuhet ndër të tjera se: Kompetencë e kuvendit është edhe marrja e vendimit mbi buxhetin si dhe pranimi dhe miratimi i raportit mbi llogarinë e vitit. Në kuvendin e mbajtur me 15 prill 2015 nuk na është dhënë statuti i AKB-se, nuk është prezantuar buxheti dhe nuk është biseduar fare për buxhetin e ardhshëm.

• 2.Në pikën 5.13 tek funksionet e Kryetarit, pozita e kryetarit është mbi bordin dhe ai nuk i raporton bordit dhe nuk ka nevojë të merr sugjerime apo miratime nga bordi, me çka e bënë jofunksional bordin e drejtorëve ( lexo piken 5.13). Sipas skemës së statutit, Bordi është organi me i lartë pas Kuvendit.

• 3.Statusi shumë herë bie ndesh me pikat e veta. Në pikën 5.15 thuhet: Bordi është përgjegjës për çështjen e pasurisë së AKB-së, ndërsa në piken 5.16 të gjitha këto të drejta dhe të drejtat e tje ra i merr kryetari, ndërsa në pikën 5.20 anëtarët e bordit edhe pse janë të zgjedhur nga kuvendi, i përgjigjën kryetarit të bordit. Kjo bie automatikisht ndesh me pikën 5.15 ku thuhet se bordi i drejtorëve është përgjegjës për çështjen e pasurisë së AKB-së ( pasuri është prona dhe buxheti i AKB-së).

• 4.Në piken 5.26 thuhet se AKB i ka 6 departamente ndërsa i ka te shënuara 8, ndërsa në realitet AKB nuk ka asnjë departament .

• 5.Nuk na është prezantuar asnjëherë se kur është zgjedhë drejtoresh dhe sa e ka mandatin. Sipas statutit, mandati i drejtorit ekzekutiv është dy vjeçar.

• 6. Në pikën 5.27 thuhet se bordi duhet ti formoj 7 departamente ndërsa i ka të shënuara 4.

• 7.Pozita e drejtorit ekzekutiv është aq e paqartë si me punësime ashtu edhe me veprime ( lexo pikat 5.29 dhe 6.1).

• 8.Në bazë të statutit, pika 9.3, raportimi i buxhetit duhet të përputhet me vitin kalendarik . N e jemi në fund të muajt të tretë dhe përkundër kërkesave dhe vendimit të fundit të bordit me 4 shkurt 2016 që më 29 shkurt 2016-të të raportohet në detaje buxheti për vitin e kaluar dhe të vije propozimi për ketë vit, kjo nuk është bërë dhe është injoruar vendimi i bordit.

Të gjitha këto pika të cekura më lartë na bëjnë të konkludojmë se gjendja në AKB, si shoqatë e regjistruar joqeveritare, është tepër e rëndë dhe se ky statut bie shpesh në kundërshtim me pikat e veta dhe mund të bie ndesh edhe me ligjin mbi OJQ-të.

Gjithashtu në bazë të bisedave me ish drejtor të bordit në mandatet e kaluara, askush nuk ka dëshmuar së paku në mandatin 4 vjeçar të vitit të kaluar se është bërë ndonjë raportim financiar ndonjëherë në bord apo ju është prezantuar në kuvend apo bord statuti i AKB-së.

Shume të nderuar

Shkuarja jonë si përfaqësues të Bizneseve në AKB ka pas për qëllim vullnetin e mirë dhe gatishmërinë për të kontribuar në dhënien e ndihmës si biznesmen që jemi, që ekonomia e vendit tonë te jetë më e suksesshme, te zhvillohet dhe ti përballojë sfidat e rënda në të cilat është biznesi në përgjithësi duke e marre parasysh MSA-ja, kontributi në ligje, e shumë e shumë fusha të tjera me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shumë të respektuar

Ju njoftojmë gjithashtu se duke i llogarit pikat e lartcekura dhe duke e marrë parasysh pamundësinë e funksionimit tonë sipas ligjit dhe për ti mbështetur bizneset, ne të poshtënënshkruarit heqim dorë publikisht nga pozitat tona në AKB duke konsideruar se kërkesat tona janë të drejta dhe AKB nuk është duke funksionuar sipas statutit dhe arsyes së themelimit.

Duke Ju falënderuar paraprakisht, Ju përshëndesim

Prishtinë më 30 Mars 2016

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori