LAJMI I FUNDIT:

Izraeli tërheq trupat nga Rripi i Gazës

Izraeli tërheq trupat nga Rripi i Gazës

Izraeli ka tërhequr forcat tokësore nga Gaza, por sulmet ajrore vazhduan gjatë natës duke e gdhirë e hënë. Zyrtarët palestinezë thanë se pesë luftëtarë të Hamasit u vranë gjatë sulmeve ajrore. Më shumë se 100 palestinezë kanë humbur jetën që prej ditës së mërkurë.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë dënuar sulmet nga të dyja palët dhe kanë kërkuar ndaljen e dhunës dhe rifillimin e bisedimeve.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, tha se me gjithë që vdekjet e palestinezëve të pafajshëm ishin për të ardhur keq, Izraeli kishte të drejtë të mbronte veten ndaj atyre që ai quajti terroristë: "Natyrisht, ne nuk duam të shohim vdekjen e civilëve, nuk është qëllimi ynë, nuk është objektivi ynë dhe ne jemi duke bërë përpjekje maksimale për të shmangur viktima në radhët e civilëve".

"Populli palestinez nuk është armiku ynë. Armiku ynë janë terroristët ekstremistë që janë duke gjuajtur me raketa mbi Izraelin në përpjekje për të vrarë njerëzit tanë", tha zoti Regev.


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, shkon të hënën në Izrael për bisedime me kryeministrin, Ehud Olmert. Ajo do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, i cili ka pezulluar kontaktet me Izraelin në shenjë proteste për aksionet ushtarake në Gazë. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Hungarezët protestojnë kundër

Hungarezët protestojnë kundër "rrjetit propagandistik mediatik" të operuar nga qeveria e Orbanit

Evropa
Kalo në kategori