LAJMI I FUNDIT:

Ivanov do të udhëtojë në Azerbejxhan, “kriza mbetet në shtëpi”

Ivanov do të udhëtojë në Azerbejxhan, “kriza mbetet në shtëpi”

Presidenti Gjorge Ivanov edhe përkundër krizës më të madhe politike dhe institucionale në histori të vendit, vendosi të udhëtojë për vizitë zyrtare në Azerbejxhan. Mandatin për formimin e qeverisë së re nuk e jep, ndërsa kriza në vendo për çdo ditë po bëhet më e paqartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti Ivanov, do të udhëtojë në Azerbejxhanm ku të enjten dhe të premten në Baku do të merr pjesë në forumin global “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqia dhe interese” së bashku me presidentët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Letonisë.

Lajmi se ai po planifikon të shkojë në udhëtim zyrtarë, ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinion./Telegrafi/