LAJMI I FUNDIT:

Ivan Xhikiq: Derisa nuk arrihet përqindjen e nevojshme e të vaksinuarve, Maqedonia do të ketë një numër të lartë të vdekjeve

Ivan Xhikiq: Derisa nuk arrihet përqindjen e nevojshme e të vaksinuarve, Maqedonia do të ketë një numër të lartë të vdekjeve

E vetmja rrugëdalje është vaksinimi, dhe në Maqedoni dhe në rajon, arsyeja më e madhe për interesin e ulët për vaksinat është mungesa e besimit në qeveri dhe mungesa e përgjegjësisë publike kur nuk merren vendime të mira epidemiologjike, thotë shkencëtari kroat Ivan Xhikiq, biolog molekular që punon dhe jep mësim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Goethe në Frankfurt, Gjermani.

Në një bisedë online me gazetarët nga vendi, ai theksoi se problemi në Maqedoni është afatgjatë.

“Deri sa të kaloni pragun e 60-70 për qind të të vaksinuarve, gjë që është shumë e vështirë nëse jeni tani në 37 për qind. Derisa të arrini përqindjen e kërkuar, Maqedonia do të jetë një vend ku rreziku për numrin e vdekjeve do të jetë shumë i lartë. Nëse jeni nën 50 për qind është alarmante dhe duhet t’i dërgohet një mesazh qeverisë që kjo situatë të mos lejohet të mbetet sepse në dimër nuk do të keni 7.000, por ndoshta disa mijëra të tjera”, tha Xhikiq.


Ai thotë se gjendja e ekonomisë apo e sistemeve shëndetësore nuk është vendimtare për vdekshmërinë e lartë. Ai sheh më shumë faj në shkallën e demokracisë dhe besimin e qytetarëve te qeveria.

Biologu tha se vendet e Evropës Lindore rezultuan të ishin ndër më të mirat në valën e parë të virusit, ndërsa më pas pati një rënie të konsiderueshme.

Ai e shpjegon këtë prirje negative duke tronditur besimin e publikut tek autoritetet që kanë marrë vendime jokonsistente, në krahasim me vendet si Portugalia dhe Irlanda, të cilat kanë më shumë se 80% të popullsisë së vaksinuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori