Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dërguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: F.M, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.
Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Përsa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian.
Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri F. M, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare. Ky shtetas, rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.
Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, si dhe për një hetim sa më të plotë dhe objektiv është vendosur kryerja e një ekspertimi ekonomik.
I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.
I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.
Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d” i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar:
Deklarimin fajtor të pandehurit F.M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:
Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;
Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë