LAJMI I FUNDIT:

Itali, shqiptarët lidhje me mafian

Itali, shqiptarët lidhje me mafian

Goditet banda italo- shqiptare e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia e Barit ka finalizuar të martën aksionin duke vënë në pranga gjashtë persona, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë. Ndërkohë janë sekuestruar 44 kg marihuanë, 5 kg kokaine dhe 500 gramë heroinë.

Sipas mediave italiane, autoritetet e shtetit fqinj kanë lëshuar 12 urdhër arreste, për dy shtetas italianë dhe dhjetë shqiptarë, të cilët dyshohet të kenë lidhje me organizatën mafioze napolitane Camorra.

Sipas hetimeve, rezulton se banda shfrytëzonte portin e Barit dhe Brindizit për të trafikuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Kryesisht përmes përgjimeve telefonike, policia e Barit ka arritur të sigurojë urdhrin e prokurorisë anti-mafia, duke arrestuar paraditen e të martës katër shqiptarë dhe dy napolitanë, me akuzën e organizatës kriminale, të finalizuar me trafik ndërkombëtar të substancave të ndaluara. /BalkanWeb/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori