LAJMI I FUNDIT:

Isufi përsëri trajner i Hajvalisë

Isufi përsëri trajner i Hajvalisë

Pas dorëheqjes së kryetrajnerit, Sami Sermaxhaj, dhe drejtorit sportiv Ajet Shosholli, nuk është pritur shumë dhe Hajvalia ka bërë zgjedhjen e saj duke u përcaktuar për Bekim Isufin, i cili edhe në edicionin e kaluar ishte pjesë e kësaj skuadre, por që befas ishte larguar me të përfunduar të garave kampionale.

Për dallimi nga tentimet e para që të niset me përgatitje e që nuk patën sukses, dje në takimin e parë me kryetrajnerin e ri (të vjetër), Bekim Isufin, ishin të pranishëm 21 futbollistë, në mesin e të cilëve kishte edhe figura të reja që pritet të bartin fanellën e Hajvalisë në edicionin e ri, transmeton Zëri.

“Aty ku ka kushte të mira, aty shkoj edhe unë.Për mua nuk është një mjedis dhe ambient i panjohur, dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të kthehen në Hajvali”, tha Bekim Isufi për Zërin, i cili e ka të qartë se përgatitjet kanë filluar me vonesë. “Po, i kemi filluar me vonesë, por do të mundohemi që ta kompensojmë kohën e humbur.

Do të diskutoj me kryesinë e klubit për të shkuar së paku një javë jashtë vendit, në mënyrë që ta presim kampionatin të qetë. Kemi bërë edhe disa përforcime, por javën e ardhshme do të kompletohemi me futbollistët që na duhen”, shprehet Isufi, duke konfirmuar bisedimet me disa futbollistë ndër të cilët edhe Lulzim Doshlakun, Fidan Gërbeshin, Venhar Sermaxhajn e Vëllaznim Jasharin, por edhe duke paralajmëruar se do të sillen edhe 5-6 të tjerë, emrat e të cilëve nuk i kumtoi. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Premier League
Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori