LAJMI I FUNDIT:

Ismet Gurri iu dorëzua policisë, u dërgua në Burgun e Shkupit

Ismet Gurri iu dorëzua policisë, u dërgua në Burgun e Shkupit

Ish zëvendës drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Ismet Gurri (60), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar më urdhër të Gjykatës penale themelore Shkup, vet u dorëzua sot në ora 13:40 në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informojnë, pastaj Gurri është privuar nga liria në Stacionin policor Kisella Vodë dhe u dërgua në Burgun e Shkupit.

Kundër Gurrit është shpallur fletarrest ndërkombëtar në janar të këtij viti, pasi nuk është gjetur në adresën ku e ka vuajtur masën paraburgim shtëpiak. Gurri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për probleme shëndetësore, pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të DAP-së, të dyshuar për bashkim kriminal dhe mashtrim tatimor.


Kundër Ismet Gurrit, së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe rasti “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, u ka shqiptuar dënime jo të plotëfuqishme me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj. Aktakuza për “Titanik 3” u hap në vitin 2017 nga ish-PSP. Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. Gurri ishte aktivist i shquar i BDI-së, ndërsa pas ndarjes së Izet Mexhitit, iu bashkua Lëvizjes Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori