Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se janë duke u ndërmarrë një seri hapash që kanë për qëllim të kenë një sistem më të mirë shëndetësor dhe shërbime më të mira, duke filluar nga ndryshimet në Qendrën Klinike Universitare.
Përveç kësaj, në një intervistë për REL, Ismaili ka folur edhe rreth furnizimit të institucioneve të shëndetit publik me barnat e listës esenciale, në mënyrë që pacientët të mos detyrohen t’i blejnë nga shiringat deri te barnat më të shtrenjta.
Gjithashtu, ministri është përgjigjur edhe rreth asaj se pse nuk po fillon zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore.
Ministër Ismaili, çfarë po ndërmerrni aktualisht që sistemi i shëndetësisë të jetë më efikas dhe në shërbim më të mirë për qytetarët?
Ismaili: Realisht, jemi në një seri hapash që kanë për qëllim të kenë një sistem më të mirë shëndetësor dhe shërbime më të mira, duke filluar nga ndryshimet që jemi duke i bërë në Qendrën Klinike Universitare. Por, në anën tjetër, duke e marrë parasysh që jemi duke bërë planifikime më të mira që lista e barnave e esenciale të përmirësohet, e edhe vijueshmëria në punë e mjekëve tanë të shtohet, në mënyrë që të kemi një sistem më të përgatitur për kërkesat e qytetarëve tonë.
Kur do të furnizohen institucionet e shëndetit publik me barnat e listës esenciale, në mënyrë që pacientët të mos detyrohen t’i blejnë nga shiringat deri te barnat më të shtrenjta?
Ismaili: Furnizimi tashmë ka filluar të përmirësohet. Tre muajt e parë kur ka filluar punën Qeveria e Kosovës, kemi pasur problem shumë të madh me furnizim. Ndërsa tash ka filluar të përmirësohet, edhe pse ende nuk është në gjendjen që duhet të jetë, por ka hapa përmirësimi dhe do të shohim gjatë vitit 2018,sidomos gjashtë mujorin e parë, muaj për muaj do të shohim një përmirësim deri në një plotësim të plotë të të gjithë listës së barnave esenciale.
Pse nuk po fillon zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore?
Ismaili: Sigurimet shëndetësore kërkojnë disa hapa të mëdhenj, të cilët duhet kryhen paraprakisht e që është funksionalizimi i Fondit për shëndetësi, pra krijimi i institucioneve të cilat janë në gjendje të mirë me këtë çështje, e që për momentin ato nuk ekzistojnë në formën e duhur. Unë konsideroj se ky proces do të ketë një ngritje kualitative gjatë vitit 2018, pra deri në fund të vitit. Mirëpo, ende nuk jam në gjendje të jap një datë të saktë se kur do të fillojmë, pasi është një çështje shumë me rëndësi dhe nuk mund të jap një datë spekulative.
Atë çka mund të them është se ju do ta shihni se unë do të punoj shumë dhe do të jem transparent para publikut se deri ku kemi arritur dhe çfarë punë ka mbetur për t’u bërë.
Gjatë këtyre katër viteve të fundit, është vërejtur ikje e stafit shëndetësor nga Kosova për në vendet e BE-së. Si mund të parandalohet ky fenomen dhe të ruani stafin profesional në Kosovë?
Ismaili: Realisht, ne duhet krijojmë vende pune për ta, dhe kemi filluar me 300 vende të reja të punës që i kemi tashmë në Qendër Klinike. Duhet ende vende pune që pas një rrugëtimi të gjatë akademik, të mos na enden rrugëve këta njerëz, por të jenë në gjendje të punësohen dhe të punojnë për qytetarët tanë. Edhe ashtu ne nuk kemi kuadër të mjaftueshëm. Po ashtu, të kenë një vend më dinjitoz se ku punojnë dhe të ketë investime në ato vende. Po ashtu, t’u sigurojmë barna e material që u nevojitet atyre dhe së fundi, natyrisht, një nivel pagash më të kënaqshëm.
A do të duhej të rregullohej çështja e punësimit të stafit në institucione publike dhe private, marrë parasysh se punësimi në dy institucione shpesh është vlerësuar se ndikon në rënien e efikasitetit të sistemit shëndetësor në institucionet publike?
Ismaili: Kjo është e ndarë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka pasur tentativë për t’i ndarë, por që gjykata ka thënë se nuk është e drejtë t’u kërkohet një gjë e tillë mjekëve. Kjo ka ndodhur kur unë nuk kam qenë ministër, dhe në Gjykatë Kushtetuese nuk mund të kërkosh ndryshime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve