Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se nënat e reja kanë nevojë për një përkrahje më të madhe institucionale, me qëllim që për fëmijët e tyre të ketë një fillim të shëndetshëm të jetës.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka arritur që ta miratojë Ligjin për të ushqyerit me qumësht të gjirit, por i njëjti ka nevojë për një zbatim më të fuqishëm, që mund të bëhet me përkrahjen e institucioneve politikëbërëse, institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve shëndetësor.
Ministri Ismaili tha kështu sot gjatë vizitës në maternitetin e Spitalit të Ferizajt, ku bashkë me përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, të SHSKUK-së dhe autoritetet lokale, morën pjesë në shënimin e fillimit të Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit (1-7 tetor 2017) në Kosovë, që sivjet shënohet me moton: “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.
Ministri Ismaili theksoi edhe rëndësinë e madhe që kë informimi i nënave të reja dhe popullatës për rëndësinë e të ushqyerit më qumësht të gjirit, ndërkohë që në një bashkëbisedim me zyrtarë të Spitalit, autoritetet lokale të Ferizajt dhe profesionistët aty, shprehu përkushtimin e tij që kjo komunë, ta ndërtojë Spitalin e ri, që do të ishte një përgjigje në nevojat që i ka popullata e Ferizajt për shërbime shëndetësore më të mira.
“E pamë nga vizita këtu që stafi mjekësor janë shumë të përkushtuar, por mungon infrastruktura pasi kjo që është mjaft e vjetruar dhe nuk i përmbush nevojat. Për këtë zgjidhje do të jetë spitali i ri i qytetit që do të bëhet patjetër, sepse i duhet qytetit të Ferizajt dhe popullatës këtu. Këtë spital do ta bëjmë patjetër, dhe kjo është e sigurt, ashtu siç është e sigurt se del dielli”, u zotua Ministri Ismaili. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!