Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në Ditën Botërore të Shëndetit, ka thënë se kjo ditë e ka gjetur Kosovën me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore.
Ai ka thënë se është koha për punë dhe jo për fjalë.
“Dita Botërore e Shëndetit e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore. Prandaj, koha është për punë dhe jo për fjalë”, ka shkruar Ismaili, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka siguruar se shënimi i kësaj date në vitin tjetër, do ta gjejë Kosovën me infrastrukturë më të mirë shëndetësore, pajisje më moderne, furnizim shumë herë më të qëndrueshëm me barna, me staf profesional dhe kushte më të mira për personalin mjekësor dhe pacientët.
“Përkushtimi ynë do të jetë që të sigurojmë shërbime shëndetësore të njëjta dhe cilësore për të gjithë qytetarët tanë, kurdo dhe kudo që ata kanë nevojë. Askush nuk duhet të zgjedhë në mes të një shërbimi të mirë mjekësor dhe gjërave të tjera elementare në jetë”, është shprehur ministri.
Ai ka thënë se gjatë këtij mandati, do të sigurohen shërbime për të gjithë, pa kurrfarë diskrimini duke mos lënë askënd prapa, “sepse secili prej nesh ka të drejtë të përfitojë nga shërbimet mjekësore pa u varfëruar duke i përdorur ato. Shëndeti është e drejtë njerëzore. Është koha për shëndet për të gjithë”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë