LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i kërcënon me fushatë terroriste në Ballkan: Ushtarët e Kalifatit do të ecin nëpër Prishtinë!

ISIS-i kërcënon me fushatë terroriste në Ballkan: Ushtarët e Kalifatit do të ecin nëpër Prishtinë!

I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) është betuar që do tu heqë kokat e të pafeve dhe se do të vrasë serbët, kroatët dhe ‘tradhtarët’ myslimanë në Ballkan në një kërcënim të ri ndaj rajonit të publikuar në verzionin boshnkaj të revistëts xhihadiste.

“Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin”, ka paralajmëruar revista Rumiyah e ISIS-it në verzionin boshnjak.

Në një artikull të titulluar “Ballkani – gjak për armiqtë dhe mjaltë për miqtë”, grupi terrorist bën kërcënime direkte ndaj serbëve dhe kroatëve për shkak të roli të tyre në luftërat ballkanike si dhe ndaj ‘tradhtarëve’ myslimanë të fesë islame.


“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin nëpër Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera për të hequr kokat dhe për të derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëruan ata.

Lajmërimi i xhihadistëve thotë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëve të Bosnjës në luftën e viteve 1992-95.

“A keni menduar që kur të ktheheni në shtëpi me duart e njollosura me gjakun e myslimanëve që gjithçka që ndodhi ka mbaruar?”, pyet ky grup para se të lajmërojnë se lufta e vitit 1999 ishte fillimi i fundit.

Artikulli vazhdon duke thënë që të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnjë dhe regjionit të Sanxhakut të Serbisë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të zhduken me ‘kalorës dhe shpata’, nëse nuk kthehen në islam.

“Gjaku juaj është më i dashur dhe i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve”, thuhet në njoftim.

Autorët e artikullit gjithashtu i referohen sulmeve që lidhen me ISIS-in në Britani, Francë , Gjermani dhe SHBA, shtete të cilëve ju referohen si më të forta por prapë të pa mbrojtshme.

Ata thonë se ISIS ka kthyer këto shtete nga të bukura në shtete të poshtëruara dhe të frikësuara.

“Mos mendoni që jeni gati dhe të sigurt”, paralajmërojnë ata.

Versioni boshnjak i kësaj reviste ka arsyetuar sulmet e bëra nga ky grup terrorist nëpër botë që nga shtatori.

Kjo revistë gjendet në disa gjuhë duke përfshirë, arabisht, anglisht, turqisht, gjermanisht dhe frëngjisht nga mediat e ISIS-it Al-Hayat.

Emri i tij do të thotë ‘Romë’ dhe mendohet se aludon në rënien e Mbretërisë Romake.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportuesit kryesor të xhihadistëve në rajon në Lindjen e Mesme. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori