LAJMI I FUNDIT:

Ishte mbuluar nga koka deri në thembra me bletë që e pickuan mbi 200 herë – zjarrfikësit vrapuan për ta ndihmuar gruan – edhe ata përfunduan në spital (Foto/Video)

Ishte mbuluar nga koka deri në thembra me bletë që e pickuan mbi 200 herë – zjarrfikësit vrapuan për ta ndihmuar gruan – edhe ata përfunduan në spital (Foto/Video)

Një koshere e bletëve që ishte e vendosur afër matësit të gazit të një shtëpie, ka mundur t’ju kushtojë me jetë banorëve të Lake Forest në Orange të Kalifornisë.

Megjithatë, më së keqi e ka pësuar një grua që në mbi 200 herë e kishin pickuar  bletët. Me një fjalë ajo ishte e mbuluar nga bletët nga koka deri tek thembrat, transmeton Telegrafi.


“Ka qenë diçka e tmerrshme, por edhe më keq që isha plotësisht e pafuqishme, nuk mund ta ndihmoja”, ka deklaruar një fqinje.

Edhe tre persona, përfshirë dy zjarrfikës që kishin vrapuar për t’i ndihmuar, e kanë pësuar keq.

“Derisa po i afrohesha, isha diku pesë apo gjashtë metra larg saj, kur e kuptova se kishte bletë kudo në trupin e saj. Qindra bletë ishin në fytyrën e saj”, ka deklaruar Ryan Wilson.

Në gjithë këtë tollovi të krijuar, zjarrfikësit nuk kishin pasur kohë të veshin rrobat mbrojtëse që zakonisht i bartin kur ndodhin incidente të ngjashme.

Me një fjalë morën aparatin për fikjen e zjarrit për t’i larguar bletët nga viktimat, që pas shumë tentativave arrijnë ta dërgojnë në një zonë të sigurt.

Gruaja e cila është therur më shumë se 200 herë është dërguar me urgjencë në spital, ku menaxhmenti i spitalit ka njoftuar se gjendja e saj ishte kritike në fillim. Ndërkaq sipas vlerësimeve të ekspertëve në koshere kanë qenë nga 60 deri në 80 mijë bletë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Amerika
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër

Botë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës

Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës

Botë
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Kalo në kategori