LAJMI I FUNDIT:

Ishte lodhur duke pritur “të duhurin”, instruktorja e fitnesit martohet me veten (Foto)

Ishte lodhur duke pritur “të duhurin”, instruktorja e fitnesit martohet me veten (Foto)

Pasi kërkoi për 20 vjet për “Të duhurin”, Laura Mesi e gjeti përgjigjen të cilën edhe ia ka thënë “vetes në fytyrë”, duhet martuar me veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për instruktoren 40-vjeçare të palestrës e cila ka organizuar një ceremoni të çuditshme në Lissone, në rajonin italian të Lombardisë, ku u martua me një ceremoni të veçantë.

Laura kishte ëndërruar gjithmonë, raportojnë mediat lokale, për një martesë të madhe, si në përralla para familjes dhe miqve.


Pra, e veshur me një fustan tradicional të dasmës, me shoqëruese të nuses dhe një unazë të veçantë ajo u martua me veten.

Ajo i kishte thënë gazetës La Repubblica: “Unë u thashë miqve dhe familjes se nëse nuk do ta gjej njeriun e duhur gjatë 40-vjetorit të lindjes, do të martohesha me veten”.

Dasma ka fituar një pasqyrim të madh në rrjetet sociale ku Laura ka shpërndarë më shumë se 120 fotografi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori