LAJMI I FUNDIT:

Ish-minisri i Brendshëm para se të dorëhiqej raportoi një çështje të rëndësishme

Ish-minisri i Brendshëm para se të dorëhiqej raportoi një çështje të rëndësishme

Dritan Demiraj, përpara se të dorëhiqej nga detyra e ministrit të Brendshëm, ka raportuar emrat e 33 punonjësve të Policisë në të gjitha nivelet, të cilët shpërdoruar detyrën dhe u përfshinë në fushatën elektorale. Por edhe pse ish-ministri Dritan Demiraj në letrën e dorëheqjes vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me vartësit e tij, në raportin për zgjedhjet që zv.kryeministrja Ledina Mandija ka hartuar, konstatohet se drejtori i Policisë nuk paraqiti asnjë rast të përfshirjes së policisë në zgjedhje.

Sipas një shkrese të datës 19.06.2017 që mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar zv.kryeministres Mandija informohet se nuk ka asnjë punonjës policie të përfshirë në procesin zgjedhor. Por të kundërtën ka konstatuar ish-ministri Demiraj në mbledhjen e Task-Forcës së datës 25 qershor.

Në këtë mbledhje, Demiraj ka folur me emra konkretë të drejtorëve të policisë që mbështesin subjekte të caktuara politike. Në raportin përfundimtar, Demiraj ka përcjellë emrat e 33 punonjësve të policisë të të gjitha niveleve që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në procesin zgjedhor.


Në listën me emra të denoncuar nga ish-ministri Demiraj sqarohen edhe subjektet apo individët që punonjësit e policisë kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Pjesë e emrave të denoncuar janë 11 shefa komisariatesh në të gjithë vendin, drejtorë policie dhe funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori