Në Iran, virgjëria para martesës është e rëndësishme për shumë vajza dhe familjet e tyre. Ndonjëherë burrat kërkojnë një certifikatë virgjërie – një praktikë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron si kundër të drejtave të njeriut.
Por në vitin e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz kanë bërë fushatë kundër tij, raporton bbc.
“Më mashtrove të martohesha me ty sepse nuk je e virgjër. Askush nuk do të martohej me ty nëse do ta dinte të vërtetën”. Kështu i tha burri i Merjemes pasi bënë seks për herë të parë.
Ajo u përpoq ta qetësonte se, edhe pse nuk i rrjedh gjak, ajo nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie më parë. Por ai nuk e besoi dhe i kërkoi të merrte një certifikatë virgjërie.
Kjo nuk është e pazakontë në Iran. Pas fejesës, shumë gra shkojnë te mjeku dhe bëjnë një test që vërteton se nuk kanë bërë kurrë seks.
Megjithatë, sipas OBSH-së, testimi i virgjërisë nuk ka asnjë meritë shkencore.
Certifikata e Merjemes thoshte se lloji i himenit të saj ishte “elastik”. Kjo do të thotë se ajo mund të mos rrjedh gjak pas seksit penetrues.
“Më lëndoi krenarinë. Nuk kam bërë asgjë të keqe, por burri im vazhdonte të më ofendonte”, tha ajo. “Nuk munda të duroja më, kështu që mora disa pilula dhe u përpoqa të vrisja veten”.
Menjëherë, ajo u dërgua në spital dhe mbijetoi.
“Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë të errëta. Kam humbur 20 kg gjatë asaj kohe”, shtoi ajo.
Pavarësisht se OBSH-ja e denoncoi testimin e virgjërisë si joetike dhe pa merita shkencore, praktika ende kryhet në disa vende, duke përfshirë Indonezinë, Irakun dhe Turqinë.
Organizata Mjekësore Iraniane pohon se ata kryejnë vetëm testimin e virgjërisë në rrethana specifike – siç janë rastet gjyqësore dhe akuzat për përdhunim.
Megjithatë, shumica e kërkesave për një certifikatë të virgjërisë vijnë nga çifte që planifikojnë të martohen. Kështu ata i drejtohen klinikave private – shpesh të shoqëruar nga nënat e tyre.
Një gjinekolog ose një mami do të kryejë një test dhe do të lëshojë një certifikatë. Kjo do të përfshijë emrin e plotë të gruas, emrin e babait të saj, ID-në e saj kombëtare dhe ndonjëherë edhe foton e saj. Ai do të përshkruajë statusin e himenit të saj dhe do të përfshijë deklaratën. “Kjo vajzë duket të jetë e virgjër”.
Në familjet më konservatore, dokumenti do të nënshkruhet nga dy dëshmitarë – zakonisht nënat.
Për shumë burra, martesa me një virgjëreshë është ende thelbësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet