Irani është teknikisht në gjendje të prodhojë një bombë bërthamore, por nuk ka vendosur nëse do ta ndërtojë një të tillë, tha të dielën një këshilltar i lartë i liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei për televizionin Al Jazeera të Katarit.
Kamal Kharrazi foli një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij katër-ditor në Izrael dhe Arabinë Saudite, duke u zotuar të ndalonte Iranin nga “marrja e një arme bërthamore”, transmeton Telegrafi.
Komentet e Kharrazit ishin një sugjerim i rrallë se Irani mund të ketë një interes në armët bërthamore, të cilat i ka mohuar prej kohësh se i kërkon ato.
“Brenda pak ditësh ne ishim në gjendje të pasuronim uraniumin deri në 60 për qind dhe ne mund të prodhojmë lehtësisht uranium të pasuruar 90 për qind … Irani ka mjetet teknike për të prodhuar një bombë bërthamore, por nuk ka pasur asnjë vendim nga Irani për të ndërtuar një të tillë”, ka thënë Kharrazi.
Irani tashmë po rrit pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind, shumë më lart se kufiri prej 3.67 për qind sipas marrëveshjes bërthamore të Teheranit të vitit 2015 me fuqitë botërore.
Uraniumi i pasuruar deri në 90 për qind është i përshtatshëm për një bombë bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet