LAJMI I FUNDIT:

Irak: 40 të vrarë dhe rreth 125 të plagosur nga 3 shpërthime makinash bombë

Irak: 40 të vrarë dhe rreth 125 të plagosur nga 3 shpërthime makinash bombë

Policia irakiane njoftoi se të paktën 40 veta humbën jetën dhe rreth 125 të tjerë u plagosën nga 3 shpërthime makinash bombë në qytetin Amarah me popullsi kryesisht shiite në Irakun jugor.

Policia tha se shpërthimet ndodhën brenda disa minutash dhe makinat me eksploziv ishin lënë në një treg dhe afër një stacioni policie. Shumë prej të vrarëve ishin njerëz të rastit, që ishin mbledhur në vendin e shpërthimit të parë.

Në zonat e Irakut jugor me popullsi kryesisht shiite nuk ka pasur sulme me përmasa të mëdha dhune. Por luftimet mes fraksioneve rivale shiite në atë rajon janë intensifikuar që kur ushtria britanike ua kaloi autoriteteve irakiane përgjegjësitë e sigurimit në muajin prill.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se forcat e koalicionit vranë 14 terroristë dhe ndaluan 12 të dyshuar gjatë operacioneve që nga dje, të cilat kishin në shënjestër militantët e lidhur me al-Qaedan në Irakun qendror. /VoA/


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori