LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4 i bardhë para iPhone 5?

iPhone 4 i bardhë para iPhone 5?

Në informatën e fundit që e kemi dëgjuar sa i përket versionit të bardhë të iPhone 4, është thënë se ky model i shumë-kërkuar nga përdoruesit e Apple do të paraqitet në pranverën e vitit 2011, dhe kjo ishte deklarata zyrtare e kompanisë e cila është dhënë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Prej asaj kohe, nuk është thënë apo dëgjuar shumë lidhur me iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, mirëpo tani duket se kjo gjë është ri-aktualizuar pasi që ky model i telefonit është paraqitur në stoqet e operatorit mobil O2 në Gjermani.

Sistemi i inventarit të këtij operatori paraqet dy modelet e iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, atë 16GB dhe 32GB, dhe kjo mund të thotë se ne së shpejti mund ta shohim këtë model të telefonit të mençur në tregun gjerman, fillimisht.

Mirëpo, në anën tjetër, kjo edhe mund të nënkuptojë se operatori gjerman është bërë gati për shitjen e telefonit, vetëm pasi që i njëjti të lansohet nga Apple, ndërsa nga kjo e fundit pritet që pasi që ta lëshojë në treg iPhone 4 të bardhë, të prezantojë edhe gjeneratën e re të iPhone, përkatësisht modelin e shumë përfolur iPhone 5. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Teknologji
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Teknologji
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji

"Mirupafshim, privatësi!": GeoSpy, një mjet i AI që thuhet se mund të gjejë vendndodhjen ku është bërë një fotografi

Teknologji
Australia ndalon DeepSeek nga sistemet dhe pajisjet e qeverisë

Australia ndalon DeepSeek nga sistemet dhe pajisjet e qeverisë

Teknologji
Kalo në kategori