Ngjarja e Parisit, Brukselit, Stambollit e Bangladeshit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë, sepse kjo frymë e urrejtjes ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, prandaj të gjithë institucionet tona fetare, kulturore, politike dhe shtetërore mos të bëjnë “sehir” duke menduar që jemi imun nga kjo e keqe.
Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave në Stamboll e Bangladesh.
Dhjetëra qytetarë kishin dal për t’u lutur që Krishti t’i shpërblejë shpirtit të të vdekurve.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji në fjalimin mbajtur tha se ndjenja e dashurisë dhe dhembjes shkon tek popujt tonë por edhe tek të gjithë popujt tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë.
“Në të gjitha kishat tona kam dashur që këtë të diel, t’i lutemi Zotit për viktimat e urrejtjes në vendet e ndryshme të botës, sidomos ato të fundit në Stamboll dhe Bangladesh. Krishti i shpërbleftë shpirtrat e të vdekurve me jetën e pasosur, i ngushëlloftë zemrat e hidhëruara, të trishtuara të afërmve të këtyre njerëzve, kurse, të plagosurve iu urojmë shërim sa më të shpejt. Ndjenja jonë e dashurisë dhe dhembjes shkon edhe tek të gjithë popujt tonë, por edhe tek popujt e tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë. I lutemi hyjit i cili shndërron mendjet dhe zemrat e njeriut, t’i frymëzoi me shpirtin e tij të shenjt, të gjitha ata që janë të thirrur për të qen bijtë e hyjit në mënyrë që të kthehen dhe të bëjnë kthesën e duhur drejt dashurisë dhe paqes dhe të bëhen të aftë të pranojnë çdo njeri me dashuri dhe të kultivojnë vëllezërit mes njerëzve”, tha Gjergji.
Ipeshkvi Gjergji theksoi se duhet të lutemi që bashkësitë fetare të shoqërisë dhe shteteve të mbarë botës të gjejnë burimin e dashurisë dhe forcën e urtisë për të shëruar këtë të keqe të madhe dhe për të shëruar zemrat e njerëzve të kapluar prej saj, e keqe kjo që përbuz dhe poshtëron të gjithë.
Ai më tej bëri thirrje tek të gjitha institucionet shtetërore që të mendojnë që shumë shpejt ky sulm mund të vijë edhe në Prishtinë, Shkup apo në Tiranë sepse sipas tij, ne nuk jemi imun nga kjo e keqe.
Mesha vazhdoi me lutjet e shumë qytetarëve për viktimat që pësuan tragjedi në Paris, Stamboll, Bangladesh e Bruksel. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës