LAJMI I FUNDIT:

iPad 2 më 9 shkurt?

iPad 2 më 9 shkurt?

Për një kohë të gjatë ne kemi dëgjuar shumë spekulime lidhur me datën zyrtare të lansimit të tabletit të Apple, iPad. Kësaj radhe thuhet se ajo do të jetë 9 shkurti i këtij viti.

Versioni i parë origjinal i iPad ishte paralajmëruar me 27 janar të vitit të kaluar, ndërsa në një fotografi që është shfaqur në internet, shihet se në kalendarin e iPad 2 është pikërisht 9 shkurti, si datë e saktë në të cilën do të bëhet edhe lansimi i gjeneratës së dytë të këtij tableti.

Nëse ndodh që më 9 shkurt të bëhet zyrtarizimi i versionit të dytë të iPad, kjo bën mjaft punë për prodhuesin Apple, duke e marrë parasysh që Kongresi Botëror Mobil do të mbahet më pas, dhe e tërë vëmendja e mediave dhe vizitorëve të kësaj ngjarje mund të drejtohet rreth iPad 2.

Në anën tjetër, dihet se në këtë ngjarje do të ketë edhe shumë tablet të rinj që do të prezantohet, prandaj lansimi i iPad 2 më 9 shkurt do të ishte një lëvizje e mençur nga Apple. / Telegrafi /