LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk ka kontaktuar Gutin

Interi nuk ka kontaktuar Gutin

Agjenti i Jose Maria Gutit, ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se klienti i tij ka filluar të negociojë me Interin për një transferim gjatë verës.

“Ai ka qenë një lojtar i Real Madridit për vite të tëra dhe ka edhe dy vite kontratë me Mbretërit. Mund të them qe nuk kemi kontaktuar me të. Sidoqoftë, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të luajë një ditë në Serie A”, tha Zoran Stevanovic për Fc Inter News.

Guti është lidhur me një kalim tek Interi, pasi që ishte vetë mesfushori ai që tha disa muaj më parë se e do Interin. Pos kësaj, ditë më parë Guti tha se ‘el Classico’ i të shtunës do të jetë i fundit për të duke aluduar në një largim. /Telegrafi/