LAJMI I FUNDIT:

Instituti Atlas: Të hiqet TVSH-ja në faturat e rrymës dhe të zbatohet opinioni i Avokatit të Popullit, do të ulte çmimin me 36 për qind për dy vite

Instituti Atlas: Të hiqet TVSH-ja në faturat e rrymës dhe të zbatohet opinioni i Avokatit të Popullit, do të ulte çmimin me 36 për qind për dy vite

Nga 1 prilli është paralajmëruar shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15%. 

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ditë më parë kishte thënë se kërkesat e kompanive për furnizim me energji elektrike ishin që çmimi të rritej për 35%, por pas konsultimeve u propozua që çmimi të rritet për 15%.

E deri më 28 mars, qytetarët dhe palët e interesit mund të dërgojnë komente tek ZRRE sa i përket propozimit për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.


Ndërkaq, pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka pasur reagime të shumta, duke kundërshtuar rritjen e çmimit.

Instituti Atlas ka dhënë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës, se si do të mund të ulte çmimin e rrymës gjatë viteve 2025 dhe 2026.

“Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 18 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri.

Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026”, thuhet në postimin e Institutit Atlas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Ekonomi
Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Ekonomi
Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Ekonomi
Shqetësimet për salmonelën - AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Shqetësimet për salmonelën - AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Ekonomi
Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ekonomi
Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Ekonomi
Kalo në kategori