LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimet për salmonelën – AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Shqetësimet për salmonelën – AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Gjetja e bakteres salmonelë në mishin e bardhë të importuar në Shqipëri, ngriti alarmin edhe në Kosovë.

Kjo baktere ishte gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol”. Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se mishi i bardh që tregtohet në Kosovë është i sigurt.

Në një njoftimin për media AUV ka theksuar se kjo ka ardhur pas rezultateve të analizave.


Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele
Lexo po ashtu Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

“Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurte. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike”, thuhet në njoftim.
AUV thotë se mishi i plotëson kriteret ligjore për tregtim.

“Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.

Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”, thuhet në njoftim.

Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg
Lexo po ashtu Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka theksuar se gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.

“Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Ekonomi
Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Ekonomi
Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Ekonomi
Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ekonomi
IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Ekonomi
Derivate cilësore për rrugë të gjata vetëm nga Petrol Company

Derivate cilësore për rrugë të gjata vetëm nga Petrol Company

Ekonomi
Kalo në kategori