Mbrojtësit e biznesit qindra milionësh të industrisë së duhanit kundërshtojnë projektligjin për kontrollimin e duhanit, duke dhënë arsyetimet për rritjen e kontrabandës.
Neni nëntë i ligjit kundër duhanit i cili ndalon shitjen e duhanit në mënyrë të hapur ka nxitur reagime të ashpër, nga frika e rënies së fitmeve marramendës nga kjo industri.
Derisa bizneset dhe mbrojtësit e tyre me çdo kush lobojnë që të mos kaloj ky projektligj, Ministria e Shëndetësisë jep shifra alarmante të rritjes së rasteve të kancerit. Sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të kancerit të shkaktuara nga duhanpirja kushtojnë me miliona euro në vit. Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion vetëm 4 milionë euro derisa 45 milionë te tjera duhet të paguajnë nga xhepi i të sëmurëve. Ndërkohë që në kohën kur po debatohet për këtë projektligj ministri për Zhvillimin e Ekonomik, Besim Beqaj, merr pjesë në hapjen e zyrës së kompanisë prodhuese të duhanit në Kosovë duke e promovuar atë me mbështetje institucionale, shkruan Zëri.
“Do të nxitë vetëm kontrabandën, informalitetin dhe do t’i shkaktojë dëme edhe shitjes me pakicë, që është mjet që punëson njerëz dhe krijon qarkullim. Ky nen nuk e mbron e as nuk e dëmton shëndetin”, ka thënë Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës duke shtuar se nuk e kundërshtojnë komplet ligjin kundër duhanit por pikën nëntë të tij pasi që sipas tij ky nen nuk ndihmon asgjë përveç se nxitë kontrabandë.
Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se ky nen ekonomikisht mund të ketë ndikim negativ mirëpo, sipas tij, bizneset duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë për shëndetin e popullatës.
Drejtori i Departamentit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se ky nen po kundërshtohet për qëllime të qarta komerciale e që sipas tij është në dëm të shëndetit.
Indiferent karshi këtij fenomeni qëndrojnë Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Gëzim Baxhaku nga kjo ministri ka thënë se angazhohen për ligje të cilat respektohen normat më të larta ndërkombëtare, por edhe ligje te cilat mund të implementohen. Angazhim tjetër i tyre, sipas Baxhakut, është edhe realizimi i përcaktimit të Qeverisë për të krijuar kushte sa më të volitshme për të bërë biznes.
“Qeveria mbledh taksa nga industritë dhe ato vihen ne shfrytëzim te qytetareve përmes buxhetit te Kosovës”, ka thënë Baxhaku.
Ndërsa sa i përket asaj se në kohën kur po debatohet për këtë projektligj ministri Beqaj ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së kompanisë prodhuese të duhanit “Japan Tobacco International”, Baxhaku ka thënë se Beqaj do të merr pjese gjithnjë aty ku respektohen ligjshmëria dhe hapen vende te reja pune.
Shkundin Spahija nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC) ka thënë se prodhuesit e duhanit reagojnë lidhur me këtë nen për arsye se kanë për strategji që ta rrisin përfitimin e tyre e që nuk kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Ndërsa, sa i përket humbjeve ekonomikisht të Industrisë së Duhanit, Spahija thotë se “shtetet që e kanë aplikuar këtë masë kanë treguar që në afat të shkurtës ose të mesëm nuk e vërejnë humbjen, mirëpo në kornizë afatgjate mundet të ulet profiti i tyre”.
Ligji kundër pirjes së duhanit në hapësirat publike (70 për qind hapësirë pa duhan, 30 për qind hapësirë ku lejohet pirja e duhanit) nuk ka gjetur edhe shumë zbatueshmeri, por as nuk ka pas inspektim të rregullt nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, në projektligjin kundër duhanit i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës kërkohet që duhani të ndalohet 100 për qind në hapësirat publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-25-780x439.png)
Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re