Eksportet shqiptare në pesë vitet e fundit (2012-2016) kanë ndjekur një trend rritës, duke përjashtuar vitin 2015, në të cilin ato kanë pësuar ulje. Rritja mesatare e eksporteve rezulton me 4,6 %, thuhet në raportin e publikuar të premten nga Instituti i Statistikave, “Tregtia e jashtme, 2012 – 2016”.
Importet gjatë këtij 5-vjeçari kanë pasur një ecuri të luhatshme e cila ka rezultuar në një rritje mesatare 1,4 %, ndërkohë që deficiti tregtar ka shënuar ulje mesatare vjetore me 0,2 %.
Eksportet nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët, kanë zënë peshën kryesore në eksportet shqiptare. Gjatë kësaj periudhe, grupet që zënë mesatarisht peshën më të madhe në eksporte janë “tekstilet dhe artikujt prej tyre” 17,5 %, “veshjet e këmbëve” 16,9 %, “produkte minerale” 31,1 % dhe “metale bazë dhe artikujt prej tyre” 14,6 %.
Gjatë periudhës 2012-2016, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në krahasim me pesë vite më parë, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm.
Në vitin 2016 eksportet me Italinë zunë 54,6 % të eksporteve nga 51,1 % që zinin në vitin 2012, me Greqinë zunë 4,6 % të eksporteve nga 4,4 % që zinin në vitin 2012, me Serbinë zunë 1,9 % të eksporteve nga 0,8 % që zinin në vitin 2012, me Malin e Zi zunë 1,8 % të eksporteve nga 0,8 % që zinin në 2012. Partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë, është Italia.
Gjatë periudhës 5-vjeçare eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51,0 %, ndjekur nga Kosova me 7,5 %, Spanja me 6,8 %, Greqia me 3,9 %, etj.
Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë përqendruar në grup-mallrat “materiale ndërtimi dhe metale” dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.
Në periudhën 2012-2016 eksportet me vendet e BE kanë zënë mesatarisht 76,6 % të eksporteve gjithsej, ndërsa eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 12,4 % të eksporteve .
Importet e produkteve minerale kanë zënë peshën kryesore në importet shqiptare gjatë periudhës 2012-2016, me 15,0 %, ndjekur nga importet e “makineri, pajisje mekanike dhe elektrike” me 13,5 % , “metale bazë dhe artikuj prej tyre” me 10,2 %.
Pesha e importeve nga Kina ka vijuar të rritet përgjatë këtij harku kohor, duke arritur në 8,8 % më 2016 nga 6,4 % e importeve gjithsej që ishte në vitin 2012. Ndërsa peshat e importeve nga Italia dhe Greqia kanë ardhur duke u ulur. Për Italinë importet janë ulur nga 31,9 % që ishte në vitin 2012, në 29,3 % në vitin 2016 dhe për Greqinë nga 9,5 % që ishte në vitin 2012, në 7,9 % në vitin 2016.
Partneri tregtar kryesor në importe me Shqipërinë, është Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare importet me Italinë kanë zënë mesatarisht 30,8 %, ndjekur nga Greqia me 8,7 %, Kina me 7,5 %, Turqia me 7,0 %, etj. Në periudhën 2012-2016 importet nga vendet e BE zënë mesatarisht 62,7 % të importeve gjithsej, ndërsa importet nga vendet e CEFTA zënë 7,3 % të vëllimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës