LAJMI I FUNDIT:

Instagrami do të shtojë titra të krijuara në mënyrë automatike në video

Instagrami do të shtojë titra të krijuara në mënyrë automatike në video

Kreu i Instagramit, Adam Mosseri deklaroi të martën se kompania po shton titra të krijuara automatikisht në videot në llogarinë tuaj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai e pranoi se titrat “po planifikoheshin që moti” – rivali TikTok i prezantoi titrat automatikë prillin e kaluar – dhe tha se titrat do të jenë të aktivizuara si parazgjedhje për krijuesit në platformë.

Përpara njoftimit të së martës, krijuesit duhej të shtonin manualisht titrat në videot e tyre duke përdorur opsione që kërkonin kohë, por ndryshimi e bën procesin pa probleme dhe e bën Instagramin më të qasshëm për përdoruesit me vështirësi dëgjimi ose këdo që preferon të shikojë video pa zë.


Titrat në fillim do të jenë të disponueshme në “gjuhë të caktuara”, sipas një njoftimi nga Instagrami, dhe kompania pret që cilësia e titrave të përmirësohet derisa më shumë njerëz i përdorin ato dhe AI mëson. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori