LAJMI I FUNDIT:

Infermierja gjen të holla në qendrën e vaksinimit në Prizren, i dorëzon në Polici

Infermierja gjen të holla në qendrën e vaksinimit në Prizren, i dorëzon në Polici

Një qytetare nga Prizreni, Kodrina Troja, infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezai Surroi” në Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

Në komunikatën e Policisë thuhet se ajo menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takon.


“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren VERI ne fshati Lubizhdë të Prizrenit dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren Kodrina Troja për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.