LAJMI I FUNDIT:

Indi – shtyhet tableti i lirë

Indi – shtyhet tableti i lirë

Tableti prej 35 dollarëve që pritej të paraqitet në Indi është shtyrë. Sipas fjalëve të personave përgjegjës, pajisja pritet të paraqitet muajin e ardhshëm.

Tableti fillimisht ishte paralajmëruar për muajin korrik, ndërsa bëhet fjalë për pajisjen me Android që do të përdoret në edukim. Specifikat flasin për ekranin 7-inçësh, 2 GB RAM, kamerën e përparme, diskun prej 32 GB, Wi-Fi dhe konektorin USB. Tableti do të duhej të filloj të shitet së bashku me disa aplikacione që i dedikohen nxënësve dhe studentëve.

Shitja pritet të filloj me 5 tetor, ndërsa edhe pse do të ishte i mirëpritur nuk ka paralajmërime për prezantimin e këtij tableti edhe në tregjet tjera. /Telegrafi/