LAJMI I FUNDIT:

Implanti i mëlçisë i jep foshnjës “një shans tjetër për jetë”

Implanti i mëlçisë i jep foshnjës “një  shans tjetër për jetë”

Mjekët në Londër thonë se e kanë shëruar një foshnjë nga një sëmundje e rrezikshme për jetë e cila ishte duke ia shkatërruar mëlçinë.

Ata implantuan qelizat të cilat vepruan si një mëlçi e përkohshme,duke i lejuar organit të dëmtuar të shërohet.

Ekipi në Spitalin e King’s College në jug të Londrës thonë se kjo teknikë po përdoret për herë të parë.

Tetë muajshi Iyaad Syed tani duket i shëndoshë tërësisht – por gjashtë muaj më parë ai ishte afër vdekjes. Një virus kishte dëmtuar mëlçinë e tij duke ja humbur funksionin dita ditës.


Në vend se ta vendosnin në listën e pritjes për një transplantim, mjekët injektuan qelizat e mëlçisë të dhëna nga donatorët në barkun e tij.

Këto qeliza eliminuan helmet dhe prodhuan proteina të domosdoshme për jetën e foshnjës – duke vepruar si një mëlçi e përkohshme.

Këto qeliza u mbuluan me disa substanca kimike të përfituara nga algat që i mbrojtën ato nga sistemi imun i foshnjës.

Profesori Anil Dhawan, ekspert i mëlçisë në Spitalin e King’s College, tha se tërë stafi i spitalit është i entuziazmuar:
"Ky është trajtimi i parë i këtij lloji për shërimin e fëmijëve me insuficiencë (pamjaftueshmëri) akute të mëlçisë. Para disa muajve kur e vizitove këtë fëmijë, ai ishte aq i sëmurë duke e përkrahur për mbijetesë me aparate të hemodializës dhe të frymëmarrjes.
"Ne mendojmë se ja ofruam një shans tjetër për jetë tash pas gjashtë muajve kur mëlçia e tij është mrekullisht duke ju kthyer funksionit normal." /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori