LAJMI I FUNDIT:

Imazh i fuqishëm

Imazh i fuqishëm

Flokë të shtypura, koshere në kokë dhe dukje të viteve të tetëdhjeta kanë dominuar në revytë, të cilat kanë paraqitur koleksionet për këtë pranverë.

Gjithçka është sjellë rreth stileve me flokë më të krehura dhe me shumë llak për flokë. Mos u frikësoni të bëni diçka të re, argëtohuni dhe largohuni nga e zakonshmja.

Nëse keni mëdyshje për stilin e flokëve, vizitoni një stilist dhe mbani mend se ky stil i flokëve ka të bëjë me imazhin dhe dukjen e fuqishme.

Dior ka ofruar stile të tilla të ngjashme me Farah Fawcett, me shumë vëllim dhe me sy me shumë makijazh.


Christian Lacroix ka prezantuar flokë dredha të shtypura dhe kaçurrele. Ndërsa Michael Kors i ka shtuar bishtit edhe një koshare të vendosur në pjesën e pasme të kokës. /Telegrafi/