Imami i Qendrës Islamike të kryeqytetit të Namibisë, Windhoek, Mohammed Negumbo, familja e të cilit është nga feja krishtere, thotë se me njohjen e një familjeje muslimane në moshën 21 vjeçare ka vendosur që të zgjedhë Islamin si fe.
Negumbo në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tregoi procesin e kalimit nga feja krishtere në atë muslimane.
Negumba i cili ka lindur në qytetin Osakati që është qyteti i dytë më i madh në Namibi, një nga shtetet e Afrikës Jugore deri në moshën 21 vjeçare ka jetuar si një krishter. Ai thotë se me ardhjen e një familjeje muslimane në qytet ai është takuar për herë të parë me fenë Islame.
Duke treguar se kur ishte i krishterë kishte disa pyetje në vete, Negumbo thotë se “Kur shkoja në kishë, lutja e bërë përpara statujave të pajetë të cilat ndodheshin aty më bënin tërë kohën që të mendoj dhe që të dyshoj. Më pas kur erdha në moshën 21 vjeçare në lagjen tonë erdhi një familje muslimane nga Nigeria. Në atë kohë numri i popullsisë muslimane në Namibi ishte shumë i vogël dhe për këtë arsye mënyra e adhurimit dhe sjelljet e tyre ndaj njerëzve m’u dukën shumë më ndryshe”.
Ai tha se marrëdhëniet e tij me familjen muslimane janë rritur me kohë. Negumbo thotë se interesimi i tij për fenë Islame është rritur pasi që familja nigeriane i kishte thënë se “Ka vetëm një Zot dhe atij mund t’i lutesh gjithkund, nuk ke nevojë të shkosh në kishë përpara statujave”.
Negombo thotë se ai është njoftuar me Islamin kur në Namibi kishte një numër tepër të vogël të muslimanëve dhe që në vitett e para ai nuk ka marrë reagime nga familja ose të afërmit e tij, por që pasi ka zgjedhur të bëhet musliman ka filluar t’i kushtojë më shumë kujdes sjelljeve të tij.
Negumbo bëri të ditur se nga kjo familje nigeriane ka mësuar konceptet bazike të Islamit dhe të bëjë ibadet. Ai shtoi se pas disa vitesh ka shkuar në Medine për ta mësuar më mirë për Islamin. Më pas ai thotë se është kthyer në Namibi dhe është bërë imam i Qendrës Islame në Windhoek.
Negumbo i cili ka 24 vëllezër e motra nga babai i tij me dy gra, thotë se edhe 2 vëllezër të tij kanë zgjedhur islamin dhe se beson që edhe prindërit e tij do ta zgjedhin një ditë këtë fe.
Deri në vitin 1990 ishte e ndaluar të bëhesh musliman
Duke rikujtuar se Namibia deri në vitin 1990 ishte koloni gjermane, Negumbo thotë se islamizmi deri në vitin 1990 ka qenë i ndaluar në këtë shtet dhe se muslimanët shiheshin si fajtorë.
Më tej imami Negumbo vuri në dukje se edhe mesxhidi i parë në vend është ndërtuar pas pavarësisë së vendit dhe se deri në këtë kohë muslimanët i nënshtroheshin një presioni të madh.
Pas pavarësisë thotë se në këtë vend është rritur numri i muslimanëve dhe se tani këtu jetojnë rreth 3 mijë muslimanë.
Duke bërë të ditur se së bashku me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e cila është aktive në Namibi, po zhvillojnë projekte të përbashkëta, Negumbo thotë se TIKA ka ndërtuar vendin ku bëhet larja e të vdekurve në Xhaminë Qendrore në Windhoek dhe se vazhdojnë të zhvillojnë edhe projekte të shumta të tjera.
Negumbo thotë se vitin e kaluar me ndihmën e Dijanetit Turk kanë shpërndarë ndihma dhe mish të kurbanit. “Me kohë ne e njohim më mirë Turqinë ndërsa edhe ata po na njohin më mirë. Në këtë mënyrë po rritet afërsia mes nesh. Ne do të zhvillojmë më shumë projekte me Dijanetin Turk dhe TIKA-n”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës