Intervistë me Poeten: Mimoza Ahmeti
Intervistoi: Mark Simoni
A ndërton frymëzimi juaj letrar diçka në zemrekun e jetës suaj?
Frymëzimi letrar është një dukuri akumuluese me cilësi prurëse në shprehje në një moment të dhënë. Për mua ai gjithmonë ka qenë sa subjektiv edhe fenomenal, njëherësh. Gjithmonë ai përmban një element dimensional që nuk është thjesht imi dhe që më befason me mistikën, por jo thjesht të thelbit sesa të shfaqes pikërisht tek unë. Mund të them frymëzimi letrar është një lumturi komplementare, që rri si një mishërim i përjetshëm në hapësirë, për “sublimimin” tënd.
Sa femërore është poezia në përgjithësi dhe poezia juaj, si alkimi?
Feminiteti është një element perceptiv dallues i autorit. Bota feminine e gjen madhështinë në vogëlsinë dhe në të padukshmen e imët. Nuk mund të them me siguri se sa feminine është poezia ime Ajo kryesisht dallohet për metafizikën e filozofimit të konceptit nëpërmjet ndjenjës.
Poetet a e rregullojnë botën (dhe nëse po çfarë rregullojnë në të) apo e dalldisin botën dhe e harlisin e i japin vetëm entuziazëm?
Poetët kanë imperativa sociale, politike, apo intime. Në të vërtetë poezia puro nuk përmban detyra. Ajo vjen si një diskurs ndjenje ndaj një bote që tashmë i ka krijuar fakultetet e veta për të reflektuar në të gjitha fushat e ndërgjegjes së vet, që edhe i përgjigjen organizimit të vet. Kryesisht poezia merret me kultivimin e ndjenjave më të epërme. Por është fakt që shumë poezi kanë karakter narrativ historik e patriotik e bashkë me këtë edhe politik. Dhe ky art militant le gjithmonë diçka për të dëshiruar, e me kalimin e kohës humbet edhe prekjen e subjektit.
Tek Mimoza Ahmeti a interferojnë artet (picture, muzikë, letërsi) dhe sa ndikojnë e si ndikojnë ato tek njëra-tjetra?
Imazhi, fjala, tingulli, prekja janë elemente apo korridore shqisore të të njëjtës botë që receptohet me forma të ndryshme pasi edhe prodhohet me forma të ndryshme. Ato prodhojnë arte dhe simbolika të formave të ndryshme. Është e paqartë interference e tyre tek i njejti subjekt dhe derdhja e tyre në kohshmëri të ndryshme në krijimtarinë e tij. Tek unë ato interferojnë. Faktikisht jam në vigjilje të një ekspozite pikture në Universitetin Europian të Tiranës, me një ftesë dashamirëse të drejtuesit të tij, Henri Ҁili.
Pak kujtesë rreth fillimeve tuaja si dëshira për të bërë letërsi?
Fillimet e mia letrare ia dedikoj tim eti. Vetë kam qenë një krijesë shumë e tërhequr dhe me një botë fantastike passive, për të pasur ndonjë ambicie sociale apo thjesht simbolike artistike. Të mosbërit asgjë i sillte qenies sime një hiperndjeshmëri dhe ajo prokupohej me veten në shkallë universale, por jo në termat e ushtruar nga të tjerët, por të vetët që ishin një hapësirë vetëm me raporte, pa fjalë…Vetë kam dashuruar fizikën e relativitetit. Isha ase në atë lëndë. Por im atë bëri të vetën. E falendëroj. Në asnjë fushë tjetër nuk do të kisha pasur më shumë negacion dhe lavdi, të dyja të panevojshme, sesa në fushën ku ai më detyroi të ushtroj.
A keni një vepër që dini ta përmendni?
A kam një vepër? Mund të them se romani im i fundit, “Tutori”, është një kryevepër. Besoj se vepra ime poetike është e plotë.
Çfarë mendoni për të mirat dhe dëmet e letërsisë së frymëzuar në krahasim me letërsinë cerebrale?
Letërsia celebrale nuk është art. Frymëzimi e bën art krijimin. Megjithatë, që të dyja këto forma letrare, jo dhe po artistike, kanë kohshmërinë e vet. Sapo konteksti historik mbaron, letërsia celebrale vdes. Ndërsa e frymëzuara fiton përjetësinë nëpërmjet inoçensës së frymëzimit. Elementi i besimit naiv, është rrënja e çdo arti.
Cilat janë, përtej letërsisë dhe librave tuaj, shkaqet, çastet, arsyet, apo dhe joarsyet për t’i shkruar ato?
Nevoja për të signifikuar, për të thënë diçka që vlen për të tjerë, thotë Barthes, është bërë sot nevojë e çdo njeriu, e unë do të shtoja është si ushqimi përditor, i shpirtit. Por ajo që krijohet a është gjithmonë e shëndetshme? Ne jetojmë e krijojmë sipas imperativit kulturor, dhe gjithmonë këtu shprehja e njërit mund të jetë edhe fataliteti i tjetrit. TJETRI është problemi dhe frymëzimi i vetes, pasi raporti mbahet te tjetri.
A ka një ndjenjë në një çast fatlum mes autorit dhe veprës së tij si magji krijuese?
Asnjëherë nuk do të gjendet diçka për të matur ndjenjën. Gjatësi e valës ndjesore është e pamatshme. Një valë ndjenje mund të kalojë periudha vjeçare madje dekada, brenda subjektit. Imazhi i saj në art mund të kalojë edhe mijëvjecarët, siç është rasti i Iliadës dhe personazheve të saj. Transmetimi dhe vazhdimi i fushës virtuale, historike dhe përditësore, kursive dhe diskursive, nuk ruhen nëpërmjet thjesht skematizimeve logjike, por kryesisht nëpërmjet identifikimeve ndjesore dhe traumave të zhgënjimit dhe të frymëzimit. Sepse dhe frymëzimi, nuk është veçse një traum çlirimi dhe rritjeje, e një kateti që e njeh veten si univers qendror përballë provës. /Mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje