Pas zgjedhjes president, Ilir Meta ka mbajtur një fjalim të shkurtër dhe pa letër në Kuvend. Ai ka thënë se kur e ka nisur nga fshati i tij i vogël në Skrapar, as e kishte menduar se një ditë do të arrinte këtu. Meta ndërkohë ka dhënë edhe disa mesazhe politike Duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura në Maqedoni, Meta ka thënë se kjo gjë duhet shmangur në Shqipëri.
“Faleminderit kolegëve dhe kolegëve deputetë që më votuan sot.
Falenderim të veçantë edhe për kolegët që votuan kundër.
Falenderim të veçanmtë edhe për kolegët që mungojnë sot në sallë
Me mungesën e tyre ata më kanë nxitur që ta pranoj këtë detyrë.
Me sa kam dëgjuar këshillat e zotit Namik Dokle nuk kam pregatitur ndonjë fjalim dhe po flas pa letër.
Çdo politikan lufton mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë dhe jo pushtetin. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë.
Kur përmendi kolegia Vasilika Hysi jetën time, përmendi edhe vëndlindjen time. Fshati im në Skrapar është malor dhe ndoshta më i thelli në Shqipëri.
Kur isha student kisha dëshirë të bëhesha pedagog. Ishte e vështirë atëherë të ëndërroje të bëheshe deputet, ministër, kryetar kuvendi apo sot president.
Kjo erdhi falë demokracisë dhe ndaj besoj tek ajo.
Nëse ne do të arrijmë të bëjmë çdo sakrificë për ta mbrojtur demokracinë dhe standartet e saj, duke zhvilluar zgjedhje me standarde të larta, gjithëpërfshirëse, me qëllim që të krijojmë të gjitha shanset për të qenë më frymëzues për shqiptarët.
Unë do të bëj çdo gjë për të justifikuar besimin që më dhatë sot. Jo veç përpara jush por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe Kushtetutës sonë.
Do t’ju lutesha të gjithëve që jeni këtu dhe atyre që s’janë, që t’i japim jo veç partive por të gjithë shqiptarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhje.
Më 21 korrik kur ishin shuar shpresat për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, kam qenë i shqetësuar dhe kam apeluar që të gjetjen e konsensusit që Shqipëria të mos bëhet Maqedoni.
Dje të gjithë kemi parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni që ka ardhur nga një kokëfortësi politike. Ndaj unë do të apeloja edhe njëherë që të bëjmë gjithçka për stabilitetin e vendit”, tha Meta në fjalën e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?