LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi Iomazenil bllokon efektin e alkoolit

Ilaçi Iomazenil bllokon efektin e alkoolit

Ilaçi Iomazenil i cili merret para pirjes së pijeve alkoolike bllokon shumicën e efekteve të cilat alkooli i ka në tru, pohojnë shkencëtarët në Universitetin Yale.

Ata i kanë kryer testimet në simulatorët e vozitjes për të zbuluar nëse njerëzit mund të ulen të sigurt në timon nëse kanë konsumuar Iomazenil dhe pirë ndonjë gotë më shumë.
Ata që kanë konsumuar Iomazenil kanë më pak shanse për të bërë tetëshe nëpër rrugë dhe reflekset i kanë më të mira se ata që kanë pirë njëjtë, por nuk kanë marrë ilaçin, përcjell Daily Mail.

“Ilaçi i cili ka potencial të bllokojë gjithë veprimin e alkoolit në sistemin qendror nervor mund të bëhet trajtim unik për alkoolizmin dhe të reduktojë dëmin që ky ves ia shkakton mëlçisë dhe organeve tjera”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Deepak D’Souza. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori