LAJMI I FUNDIT:

Igor Jug në paraburgim në Shutkë, gjykohet për armëmbajtje

Igor Jug në paraburgim në Shutkë, gjykohet për armëmbajtje

Dhunuesi i 27 prillit të përgjakshëm, Igor Jug është dërguar në burgun e hetuesisë në Shutkë. Ai vuan paraburgimin e shqiptuar prej tetë ditëve që gjykata ia shqiptoi para katër muajve në mungesë për veprën pjesëmarrje në turmë dhe armëmbajtje.

Ai dje u arrestua në Kumanovë, në një banesë 100 metra larg stacionit policor. Sipas policisë, Jug nuk ka rezistuar gjatë arrestimit.

Prokuroria publike sqaron se paraburgimi është i shkurtër meqë pas trazirave të përgjakshme, Igor Jug është kërkuar për vepër që udhëhiqet me procedurë të shkurtuar.


Por, nuk përjashtojnë se hetimi mund të zgjerohet pikërisht në pjesën e zhvillimeve në Kuvend./Telegrafi/