IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Banka për Biznes (BpB) po punojnë së bashku për të rritur efiçencën e energjisë së kompanive të vogla dhe shtëpive në Kosovë. IFC-ja do të mbështesë bankën që të përmirësojë kapacitetin e saj të brendshëm për të gjetur, vlerësuar dhe financuar projekte për efiçencë të energjisë në vend. IFC-ja dhe BpB-ja nënshkruan marrëveshjen sot në Prishtinë, duke shënuar fillimin zyrtar të projektit këshillues. Përfaqësuesit e IFC-së dhe BpB-së paraqitën karakteristikat kryesore të projektit për bizneset vendore, shoqatat tregtare, agjencitë qeveritare dhe mediat. “Si një bankë që vepron në Kosovë që nga viti 2001, ne e dimë se ekziston një potencial i konsiderueshëm për investimeve në modernizimin e efiçencës së energjisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në sektorin e amvisërisë”, tha Richard Beasley, KSHE i BpB-së. “Megjithatë, investimet në efiçencë të energjisë janë mjaft komplekse dhe jemi të kënaqur që po e zhvillojmë këtë aspekt të biznesit tonë në bashkëpunim me IFC-në”. Projekti këshillues me BpB-në është pjesë e Programit të Financimit të Qëndrueshëm të Energjisë nga IFC-ja në Evropë dhe Azi Qendrore, që implementohet në partneritet me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë. Programi ofron një gamë të gjerë të shërbimeve këshilluese për institucionet financiare, klientët e tyre dhe palët e tjera të tregut në mbështetje të investimeve në efiçencë të energjisë. IFC-ja ndihmon institucionet financiare në zhvillimin e ekspertizës lokale në huadhënien e bazuar në efiçencë të energjisë me anë të seminareve trajnuese, aktiviteteve të përbashkëta promovuese, materialeve burimore, dhe këshillave mbi transaksionet. “Efiçenca e energjisë është një prioritet i rëndësishëm për zhvillimin për IFC-në për shkak të rritjes së shpejtë të kërkesës për energji, rritjes së kufizimeve në furnizim, dhe shqetësimeve të lidhura mbi efektet mjedisore dhe shëndetësore të ndotjes”, tha Thomas Lubeck, Drejtor Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. “Bizneset që zbatojnë masat e efiçiencës së energjisë, mund të zvogëlojnë peshën e shpenzimeve të energjisë në veprimtaritë e tyre dhe mund të bëjnë dallimin në përcaktimin e suksesit të tyre të qëndrueshëm dhe afatgjatë.” Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Që atëherë, IFC-ja ka investuar dhe mobilizuar 391 milionë dollarë në 6 projekte në sektorë të ndryshëm. Shërbimet këshilluese të IFC-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë klimën e investimeve, performancën e kompanive të sektorit privat dhe të tërheqin pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos